Banka Botërore ndan fond shtesë për Ukrainën prej 1.5 miliard dollarë

Banka Botërore ka aprovuar një financim shtesë për Ukrainën, në vlerë prej 1.5 miliardë dollarë, është thënë në këtë institucion.
Është pjesë e pakos mbështetëse prej më shumë se 4 miliardë dollarëve – që do ta ndihmonte qeverinë të shpërndajë pagat e punonjësve në institucionet e këtij vendi.
Si garantues për këtë raund të fundit të financimit janë Britania e Madhe, Holanda, Lituania dhe Letonia, transmeton Telegrafi.
Afro 2 miliardë dollarë tashmë i janë dhënë Ukrainës për paga dhe shpenzime tjera – vend ky që është prekur nga agresioni rus qysh më 24 shkurt.
Në prill, ministria ukrainase e Financave, pati vlerësuar se do të nevojiten 5 miliardë dollarë në muaj për ta mbajtur funksionale ekonominë e vendit. /Telegrafi
Nga
Telegrafi
08/06/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































