LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore dhe Gjermania mbështesin Kosovën për avancimin e sistemit tatimor

Banka Botërore dhe Gjermania mbështesin Kosovën për avancimin e sistemit tatimor

Mesazhet e shkruara me mirësjellje mund të jenë efektive në inkurajimin e individëve për të deklaruar tatimet, sugjeron një studim i ri që është realizuar nga Banka Botërore dhe Qeveria e Gjermanisë.

Nisma e cila synon avancimin midis grupeve të veçanta të tatimpaguesve në Kosovë, është realizuar me kërkesë të Administratës Tatimore të Kosovës.


Eksperimenti i zbatuar nga GIZ, ka përfshirë dërgimin e mesazheve specifike duke përdorur letrën, mesazhet elektronike dhe SMS. Rezultatet treguan se mesazhet ndihmuan në rritjen e shkallës së deklarimit të tatimeve me një mesatare prej rreth 3 pikë përqindjeje gjatë një periudhe prej katër deri në gjashtë javë.

“Për më shumë se 85 për qind të të ardhurave të Qeverisë së Kosovës janë nga taksat, duke bërë e bërë grumbullimin e tyre një sfidë. Zbatimi i këtyre ndërhyrjeve tatimore në Kosovë mbështetet në vlerësimin rigoroz të ndikimit dhe kështu krijon një eksperiencë kritike për politikëbërësit që mund t’i ndihmojnë ata të ndërtojnë kapacitete në këtë fushë”, tha Linda Van Gelder, drejtoreshe rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, përcjell Telegrafi.

Kosova e 32-ta në botë sipas raportit të BB-së për “Gratë, Biznesi dhe Ligji 2019”
Lexo po ashtu Kosova e 32-ta në botë sipas raportit të BB-së për “Gratë, Biznesi dhe Ligji 2019”

Midis vitit 2011 dhe 2017, të ardhurat e përgjithshme të Qeverisë së Kosovë arritën në rreth 14 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, nën mesataren prej 19 për qind mes vendeve të tjera në Evropë.

Sipas Bankës Botërore, përcjell Telegrafi, vendi ynë po sfidohet që mbledhja e taksave duhet të mblidhet me kosto të ulët.

Në fund, studimi rekomandon që përpjekje të ngjashme për grumbullimin e taksave duhet të avancohen, në mënyrë që të gjenden kanale shtesë të komunikimit. /Telegrafi/