LAJMI I FUNDIT:

Banditi, fare pa e njohur, i thyen një gotë në fytyrë një homoseksuali – i preu hundën, buzën dhe qafën! (Video)

Banditi, fare pa e njohur, i thyen një gotë në fytyrë një homoseksuali – i preu hundën, buzën dhe qafën! (Video)

Një bandit i cili thyen një gotë në fytyrën e një homoseksuali të cilin as që e kishte takuar më parë, kur ai porositën nga një pije me partnerin e tij, është dënuar me dy vjet burg.

Pamjet dramatike të kamerave të sigurisë thuhet se tregojnë momentin kur Anjungi Lam, 35 vjeç, i Croydon, në jug të Londrës, sulmoi viktimën 23-vjeçare në një pijetore në Peckham.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmi erdhi pasi burri dhe partneri i tij 20 vjeçar i tij kishin mbërritur, të kapur për dore, në kafenenë Kentish Drovers, Londër, më 5 mars në rreth 10:30.

Ata shkuan në bar dhe po vendosnin se çfarë pije duhej të merrnin kur Lam befas sulmoi viktimën dhe thyen një gotë në të djathtë të fytyrës së tij.

Sulmi i preu hundën, buzën dhe qafën – i theu edhe dhëmbin, ndërsa gota gjithashtu goditi edhe partnerin e tij në sy.

Lam pastaj vrapoi jashtë kafenesë, por ai u identifikua shpejt nga pamjet e kamerave të sigurisë, pasi doli se kishte punuar për pijetore për tre muaj përpara se të shkarkohej për vonesa.

Sipas autoriteteve, sulmuesi nuk e njihte viktimën ose partnerin e tij, ata nuk kishin folur dhe nuk kishin ndonjë mosmarrëveshje për të provokuar një sulm të tillë të dhunshëm. /Telegrafi/