LAJMI I FUNDIT:

BANA’S, restauranti i Arbana Osmanit arrin në HyperActive në Prishtinë

BANA’S, restauranti i Arbana Osmanit arrin në HyperActive në Prishtinë

Arbana Osmani, ylli i njohur i ekranit dhe një sipërmarrëse e suksesshme, ka zbuluar një lajm të mahnitshëm për ndjekësit e saj nga Kosova: “Bana’s në HyperActive”.

Pasi publikoi një lajm përmes insta story “ BIG ANNOUNCEMENT TOMORROW”, ajo sot lansoi se në pranverë do hap restorantin e saj Bana’s në HyperActive duke thënë se do jetë e bukur kjo “Pranverë në Prishtinë” dhe se:

Shqiptarët e Kosovës kanë qenë që nga dita e parë mbështetësit e mi më të mëdhenj, në çdo hap, kështu që kërkesa e tyre e vazhdueshme që t’jemi prezent në Kosovë duhej plotësuar e para. Kjo për mua është privilegi dhe përgjegjësi“.

Bana’s është gati të shënojë fillimin e një epoke të re, me një atmosferë plot emocione dhe aktivitet. Për ju që kërkoni aventurën e shijes dhe argëtimin e pashuar, përjetimi i jashtëzakonshëm ju pret!

View this post on Instagram

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)


Për më shumë informacione dhe detaje vizitoni:

Facebook: HyperActive

Instagram: Hyperactive.ks

Web: Hyperactive.com