LAJMI I FUNDIT:

Ballkani Perëndimor dhe BE-ja: Gëzim dhe skepticizëm

Ballkani Perëndimor dhe BE-ja: Gëzim dhe skepticizëm

Për një kohë të gjatë Bashkimi Evropian ishte i rezervuar për përfshirjen e mundshme të Ballkanit Perëndimor – Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia – në BE.

Struktura demokratike të papërfunduara, sundimi i ligjit i mangët, nacionalizëm i tepruar, korrupsion dhe nepotizm, këto ishin vetëm disa nga arsyet për qëndrimin refuzues. Por tani BE ka arritur në përfundimin se vazhdimi i kësaj politike do të rrezikonte shumë stabilitetin e rajonit dhe sigurinë gjeopolitike. Prandaj Komisioni i BE-së botoi strategjinë për Ballkanin Perëndimor në të cilën ofrohen perspektiva konkrete për anëtarësim.

Pararojë: Serbia dhe Mali i Zi

Serbia dhe Mali i Zi janë kandidatët që kanë bërë përparimet më të mëdha në rrugën drejt BE. Negociatat e pranimit po vazhdojnë me të dy vendet prej disa vitesh. Për qeverinë e Serbisë dokumenti strategjik i BE-së është një “pozicion i guximshëm dhe vizionar”, i cili gjithashtu “u përgjigjet pritjeve dhe kërkesave të presidentit serb Vuçiç”, tha kryeministrja Ana Brnabiç në një reagim të parë. Njoftimin se Serbia mund të bashkohet me BE-në që nga viti 2025, ajo sheh shumë pozitivisht, por paralajmëron se kjo është “një mundësi për Serbinë, jo një garanci”, shkruan Deutsche Welle.

Kjo është gjithashtu pikëpamja e Partisë Liberale Demokratike në opozitë. Në një deklaratë të saj thuhet se kjo është një “mundësi historike” dhe se vendi tani ka nevojë për “reforma konkrete politike”. Në veçanti Serbia tani duhet të intensifikojë negociatat me Kosovën.

Kosova si pengesë

Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës. Prandaj marrëdhënia midis Beogradit dhe Prishtinës është një pengesë në negociatat e pranimit. BE insiston që të dy vendet të “normalizojnë” marrëdhëniet e tyre para pranimit. Nga ana tjetër, ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vujin theksoi se politika e Serbisë në Kosovë nuk duhet të përcaktohet nga perspektiva e anëtarësimit në BE, por thjesht dhe vetëm sipas “interesave të popullit serb”.

Tone kritike dëgjohen në mediat sociale. Një autor shkruan në twitter: “Strategjia e Brukselit për anëtarësimin e Serbisë në BE është një Hiç i madh”, ndërsa një tjetër ankohet: “Është e tmerrshme që BE-ja merr pjesë në gënjeshtrën e madhe që Serbia është lider rajonal, kur është fjala për integrimin në BE, sepse nuk dihet në cilin sektor situata është më e keqe në media apo në gjyqësi, krimi është kudo; ka korrupsion dhe ky vend qenka pararojë?”

A është gota gjysmë plot apo e gjysmë bosh?

Zërat nga Kosova janë optimiste por të rezervuara. Ministrja për Integrimin Evropian, Dhurata Hoxha, shkroi në Facebook. Ajo e sheh gotën gjysmë plot. Ajo shkroi se “BE e ka hapur derën për ne, por ne jemi ata që duhet të kalojmë tani nëpër të.” Megjithatë gëzimi i saj është i kufizuar: ajo priste deklarata më konkrete për vendin. Dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shkroi në Facebook. “Unë e mirëpres që dokumenti i ri strategjik e trajton Kosovën si një pjesë integrale të planeve të zgjerimit të BE-së. Megjithatë, ky dokument nuk ka arritur të ofrojë një perspektivë të plotë dhe të barabartë anëtarësimi për të gjitha vendet e rajonit. Në veçanti, kjo strategji nuk i ofron Kosovës qartësi për pranimin në BE. ”

Shqipëria nga ana tjetër është e kënaqur me dokumentin strategjik të BE-së, kryeministri Edi Rama shkroi në Facebook: “Unë pajtohem me atë që thuhet për Shqipërinë në strategjinë e BE-së. Bisedimet e pranimit janë sa më afër se kurrë më parë. Gjithçka tani varet nga këmbëngulja jonë.”

Inkurajim për Maqedoninë, zhgënjim për Bosnje-Hercegovinën

Në deklaratën e tij, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha se “Brukseli ka dërguar një lajm shumë të mirë për Maqedoninë dhe të gjithë qytetarët e saj”. Tani pranohet se vendi ka bërë përparim të madh në përpjekjet e tij për t’u afruar më pranë BE-së.

Zhgënjim i madh mbizotëron në Bosnje-Hercegovinë. “Fakti që nuk ka ndonjë datë specifike për anëtarësimin e mundshëm në BE për ne është një lajm i keq për vendin. Unë kam përshtypjen se njerëzit në BE nuk e kuptojnë sa e rëndësishme është Bosnjë-Hercegovina për stabilitetin në rajon,” – tha zëvendëskryetari i Parlamentit, Mlladen Bosiç për DW-në.

Nga ana tjetër Milica Markoviç anëtare e delegacionit të Bosnjës dhe Hercegovinës në Këshillin e Evropës thekson se “nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Bosnja është në fund të agjendës së saj kur është fjala për gatishmërinë për anëtarësimin në BE”. Deri tani vendi nuk ka plotësuar shumë kushte dhe prandaj për Bosnje-Hercegovinën nuk ka ndonjë datë konkrete për pranim. /DW/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori