LAJMI I FUNDIT:

Ballkani, Drita dhe Dukagjini mësojnë kundërshtarët e mundshëm për rrethin e tretë të Ligës së Konferencës 

Ballkani, Drita dhe Dukagjini mësojnë kundërshtarët e mundshëm për rrethin e tretë të Ligës së Konferencës 

Skuadrat kosovare kanë mësuar edhe emrat e kundërshtarëve të mundshëm nëse kalojnë në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Në Nyon të Zvicrës do të hedhet shorti me fillim nga ora 14:00, derisa tre skuadrat tona që kanë mbetur në garë, Ballkani, Drita dhe Dukagjini kanë mësuar emrat e kundërshtarëve.


Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe do të luaj ndaj skuadrës irlandeze Larne në rrethin e dytë.

Ballkani nëse kalon Larnen, pastaj mund të ketë punë me këto skuadra: Lincoln Red Imps nga Gjibraltari , fituesin e duelit TNS – Swift apo fituesin e duelit tjetër mes Strugës dhe Budoqnostit.

Drita do të përballet me Viktoria Plzenin në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

Nëse gjilanasit kalojnë tutje atëherë i pret përballja me Brannin norvegjez, ose fituesit e dueleve Gzira – Diddelenge, Linfield – Pogon, Osijek – ZTE apo Hibernian – Inter d’Escaldes.

Dukagjini i Klinës do të ketë punë me skuadrën kroate Rijeka, ndërsa nëse kalon këtë sfidë atëherë në rrethin e tretë do të përballen me njërën nga këto ekipe:  Heart of Midlothian ose fituesit e dueleve Kesckemeti – Riga, Differdange – Maribor, Akureyei – Dundalk, Torshavn – Haverford. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me lojtarët e ftuar për Euro 2024 - Cikalleshi mbetet jashtë

Zyrtare: Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me lojtarët e ftuar për Euro 2024 - Cikalleshi mbetet jashtë

Kombëtarja e Shqipërisë
Surpriza më e madhe në listën e Shqipërisë: Kush është Medon Berisha, i ftuari

Surpriza më e madhe në listën e Shqipërisë: Kush është Medon Berisha, i ftuari "special" i Sylvinhos për Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Rikthimet, befasitë dhe mungesat - lista e Sylvinhos për Euro 2024

Rikthimet, befasitë dhe mungesat - lista e Sylvinhos për Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Ibrahimovic i propozoi Milanit një emër të madh për stolin – pronarët e refuzuan atë menjëherë

Ibrahimovic i propozoi Milanit një emër të madh për stolin – pronarët e refuzuan atë menjëherë

Serie A
Pesë lojtarë të dalë nga futbolli i Kosovës pjesë e listës së Shqipërisë për Euro 2024

Pesë lojtarë të dalë nga futbolli i Kosovës pjesë e listës së Shqipërisë për Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë

"Ka eksperiencë, grintë dhe është i vetmi mesfushor që ka luajtur në Evropian" - Sylvinho tregon arsyen e ftesës për Abrashin

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori