Super përballje na pret në Suharekë në kuadër të xhiros së 13-të në BKT Superligë.

Ballkani është nikoqir i Dritës së Gjilanit në derbin e kësaj jave në elitën e futbollit kosovar.


Dy skuadrat janë pretendente për titull dhe ky takim pritet të jetë i zjarrtë në stadiumin e qytetit në Suharekë.

242046438 1473038983080595 1863124338901435011 n

Vendasit kanë 21 pikë pas 12 ndeshjeve, derisa Drita mbanë vendin e parë me një pikë më shumë.

Tanimë dy trajnerët, Bekim Isufi i vendasve dhe Ardian Nuhiu i mysafirëve kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:Ballkani: Frashëri, Ar.Thaqi, Hoxha, Jashanica, As.Thaqi, Kuc, Gashi, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Solomon

Drita: Maloku, Islami, Limani, Cuculi, Blakcori, Namani, Broja, Vucaj, Fazliu, Ajzeraj, Simonovski.

/Telegrafi/

telegrafi sport app