LAJMI I FUNDIT:

Ballata: Skënderbeu, figurë e rëndësishme edhe në muzikë

Ballata: Skënderbeu, figurë e rëndësishme edhe në muzikë

Në konferencën Ndërkombëtare të Albanologjisë, kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, u dha një kumtesë nga muzikologu dhe kompozitori Zeqirja Ballata, i cili tregoi se heroi ynë kombëtar nuk ishte vetëm strateg dhe luftëtar i zoti, por një figurë interesante dhe e pazëvendësueshme në art ku më së shumti ka lënë gjurmë në fushën muzikore.

Ballata, në me këtë ligjëratë fokusohet në periudhën mes shekukve XVII-XVIII, e deri në ditët e sotme, ku janë përfshirë pjesë kompozitorë të huaj dhe kompozitorë shqiptarë.


Ai tha se “figura e Skënderbeut është jo vetëm mbarëkombëtare, por dhe evropiane, për faktin se është vlerësuar dhe si një strateg me përmasa ndërkombëtare”. /ata/