LAJMI I FUNDIT:

​Balje kundër bashkëjetesës mes personave të gjinisë së njëjtë: Ne një herë kemi dhënë tokën për të qenë më afër Evropës

​Balje kundër bashkëjetesës mes personave të gjinisë së njëjtë: Ne një herë kemi dhënë tokën për të qenë më afër Evropës

Deputetja boshnjake, Duda Balje edhe njëherë është deklaruar kundër ndryshimeve në Kodin Civil që më pas do t’iu hapte rrugë edhe martesave mes personave të së njëjtës gjini.

Balje thotë se më parë është kërcënuar për shkak të qëndrimeve të hapura publike ndaj kësaj çështje, por thotë se do të vazhdojë të flasë atë që e mendon pasi “liria e fjalës është e garantuar”.


Deputetja e cila është pjesë e shumicës parlamentare thotë se deri më tani iu është thënë se nëse nuk bëhen ndryshimet e tilla Kosova nuk do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Ne jemi kundër këtyre ndryshimeve dhe kemi arsyet tona pse jemi kundër. Mendoj se shumica e deputetëve janë kundër. Nuk është e vërtet që nëse nuk i miratojmë këto ndryshime nuk futemi në BE. Kjo nuk është e vërtet”.

Madje, kjo sipas saj po bëhet për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, duke kujtuar njëherësh problemin e demarkacionit me Malin e Zi, për liberalizimin e vizave. Për këtë i ka reaguar edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Deputetja Duda Balje tha se përkrah pesë librat e Kodit Civil, por jo edhe nenin ku flet për bashkëjetesën e personave të gjinisë së njëjtë.

“Ne një herë kemi dhënë tokën për me qenë pjesë e Evropës, por nuk jemi. Edhe nëse ne tash duhet të votojmë këtë për të qenë më afër Evropës, unë mendoj që nuk është në rregull. Sepse ne jetojmë në Kosovë dhe komplet edhe shqiptarët edhe boshnjakët dhe të tjerët është kundër principit, traditës dhe kulturës që ne kemi sot nëpër shtëpia”, ka deklaruar Balje.

Për këtë ka reaguar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ia kujtoi votën e saj pro këtij projekti.

“Kur po thoni zonja deputete që kemi dhënë tokë për të hyrë në Evropë dhe vetë ia keni dhënë votën atij projekti, a e keni ditur atëherë apo deri tash ju ra ndërmend. Ju lutem”, ka deklaruar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori