LAJMI I FUNDIT:

Baliaj: Sektori i minierave, mundësi e madhe për investime në Kosovë

Baliaj: Sektori i minierave, mundësi e madhe për investime në Kosovë

Këshilli i Investitorëve Evropianë në Kosovë është selia ku grumbullohen të gjithë investitorët evropianë në bashkëpunim me akterët tanë të cilët janë pjesë e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe së bashku mundohen të identifikojnë barreriat biznesore në treg

Shpend Balija – drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, tha në emisionin e mëngjesit në RTK, se këshilli ka për qëllim promovimin e vlerave më të mira në treg.


“Sektorë të ndryshëm shprehin sfidat, idetë dhe mundësitë për të cilat ne mundemi së bashku t’i adresojmë dhe të gjejmë mënyrën më të mire për të krijuar një ambient më të favorshëm në Kosovë”, tha ai.

Balija thekson se investitorët kanë bërë një investim të madh sa i përket kapitalit të tyre dhe Këshilli i Investitorëve Evropianë tenton që kjo shtrirje e kapitalit të mos tkurret por të zgjerohet.

“Trendi i investimeve të huaja në vitin 2015 ka qenë afër 300 milionë euro dhe pastaj kemi një rënie të trendit dhe nuk jemi shumë të kënaqur sa i përket kualitetit të investimeve sepse në sektorë të ndryshëm sidomos ato të patundshmërisë dhe ndërtimtarisë. Dëshirojmë të shohim një zhvillim ekonomik më gjithëpërfshirës”, tha ai.

Ndryshe, Balija pohoi se sektori i minierave dhe mineraleve ka treguar mundësi më të madhe dhe më të mira për të investuar në Kosovë por nuk po e paraqet optimumin e mundësive që ka Kosova. /Telegrafi/