LAJMI I FUNDIT:

Balenat po i sulmojnë anijet pranë Spanjës dhe Portugalisë, publikohen edhe pamjet – një marinare rrëfen përjetimin e saj

Balenat po i sulmojnë anijet pranë Spanjës dhe Portugalisë, publikohen edhe pamjet – një marinare rrëfen përjetimin e saj

Studiuesit janë shprehur të shqetësuar me një fenomen ku një grup balenash vrasëse po sulmojnë anijet në brigjet e Spanjës dhe Portugalisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, balenat duket se kanë shënjestruar barkat me vela që udhëtonin përgjatë ngushticës së Gjibraltarit në Galicia në incidente të shumta gjatë dy muajve të fundit, duke dëmtuar anije dhe duke plagosur edhe marinarët.


Marinarja Victoria Morris përshkroi një incident për The Guardian, i cili sipas saj u ndje si “i orkestruar plotësisht” pasi një grup prej nëntë balenash rrethoi një varkë dhe e përplasi atë për një orë.

“Zhurma ishte vërtet e frikshme. Ata po përplasnin stafin, ishte kjo jehonë e tmerrshme, unë mendova se mund ta përmbysnin varkën”, tha Morris. “Dhe kjo zhurmë ishte shurdhuese, duke fishkëllyer me njëri-tjetrin. Ishte aq e fortë sa na u desh të bërtisnim”.

Si pasojë, anija duhej të tërhiqej, sepse dëmtimi ishte aq i gjerë.

Ekuipazhi më vonë raportoi që timoni u bë i papërdorshëm dhe kishte dëmtimi, në anën e anijes.

Studiuesit thanë se ishte e pazakontë që balenat të bëheshin kaq agresive. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori