LAJMI I FUNDIT:

Balenat Orca bëhen udhëheqës të grupeve pas menopauzës

Balenat Orca bëhen udhëheqës të grupeve pas menopauzës

Balenat Orca janë ndër kafshët që jetojnë shumë vite pas menopauzës dhe ato kanë dhënë një pasqyrë të re mbi përfitimet e kësaj strategjie të çuditshme riprodhuese.

Siç rezulton, balenat Orca femra që kanë kaluar moshën e tyre për të bërë fëmijë bëhen udhëheqëse të grupeve me aftësi të vlefshme mbijetese. Gjetjet e reja u botuan në revistën Current Biology.


Edhe pse teorikisht menopauza nuk ekziston, femrat e balenave Orca ndalojnë riprodhimin në moshën 50 vjeç – e cila është mosha kur shumica e balenave Orca meshkuj janë në fund të jetës së tyre. Sidoqoftë, femrat pas menopauzës ende jetojnë për 40 vjet të tjera – ose edhe më shumë.

Disa studime zbuluan se femrat pas menopauzës, të cilat janë zakonisht më të moshuarat në grup, notojnë në pjesën e përparme dhe drejtojnë lëvizjen e grupit të tyre. Ekipi mblodhi të dhënat kur furnizimi me ushqim primar i balenave Orca, i cili është salmon, ishte shumë i ulët.

Lauren Brent i Universitetit të Exeter tha se një mënyrë që femrat në menopauzë mund të rrisin mbijetesën e grupit është përmes transferimit të njohurive ekologjike. /Telegrafi/