Baldwin heq dorë nga aktrimi në vitin 2012

Aktori 51-vjeçar thotë se nuk është krenar me arritjet e tij, prandaj ka vendosur që të heqë dorë nga aktrimi pas përfundimit të kontratës me serialin “30 Rock”.
“Nuk jam më i interesuar të aktroj. Filmat i takojnë të kaluarës time. Kaluan 30 vite. Nuk jam i ri, por kam kohë të bëj diçka tjetër. Është vështirë të thuhet, por unë e besoj atë: Unë e konsideroj të gjithë karrierën time filmike si një dështim”, ka thënë aktori për revistën Men's Journal. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































