LAJMI I FUNDIT:

Bajrush Xhemajli: PDK do të jetë opozitë e fuqishme

Bajrush Xhemajli: PDK do të jetë opozitë e fuqishme

Bajrush Xhemajli nga Partia Demokratike e Kosovës do të jetë sërish pjesë e Kuvendit të ri të Kosovës për të pestën herë. Por kësaj radhe ai do të jetë në opozitë dhe për humbjen e partisë së tij në zgjedhjet e 6 tetorit tha se ishin disa faktorë që çuan në këtë rezultat.

“Në legjislacionin e parë dhe të dytë të Kuvendit të Kosovës kam qenë deputet. Po ashtu jam zgjedhur edhe në vitin 1992 si deputet i pavarur. Në mandatin e tretë kam qenë kandidat edhe për kryetar komune në Ferizaj dhe si deputet, prandaj më është dashur që të dorëzoj mandatin e deputetit. Tash është mandati i pestë që e kam fituar dhe këtë herë kam marrë 11 mijë e 700 vota, gjë për të cilën ndjehem mirë”, tha Xhemajli, në Info Magazine të Klan Kosovës.


“Për çdo parti ka shumë faktorë pse është aty apo atje. Edhe për PDK-në që nuk arriti të fitojë kësaj radhe ka disa arsye. Një prej faktorëve më të mëdhenj ka qenë fakti që jemi gjatë në pushtet”.

“Kjo sigurisht që të konsumon apo edhe ka njerëz që e keqpërdorin pozitën dhe këto gjëra i japin opozitës rast që të propagandojë. Fakt është që propaganda e opozitës ka qenë e orkestruar dhe ka ndikuar në opinionin publik që ka bërë që të penalizohemi”.

Xhemajli një pjesë të fajit për humbje të PDK-së ia lë edhe koalicionit PAN.

“Krejt këto kanë ndikuar edhe në mosarritjen e synimit. Koalicioni PAN na ka penalizuar sepse shumë procese dhe tema nuk kemi mundur t’i ecim përpara sikur ne kemi dashur. Përndryshe nuk është bërë ndonjë përmbysje. Çdo koalicion i ka të mirat dhe këqijat”.

Xhemajli gjithashtu premtoi se në Kuvendin e ri të Kosovës do të jenë një opozitë e fuqishme dhe se mjet do ta kenë argumentin e jo dhunën.

“Për ta bërë një opozitarizëm kujdeset grupi parlamentar dhe ne kujdesemi për agjendën tonë. Do të jemi një opozitë e fuqishme sepse kemi më shumë dhe vota dhe deputetë se mandatin e kaluar”.

“Do të japim një kontribut të çmueshëm në Kuvend dhe ne si deputetë do t’i ndajmë detyrat. Do të jemi shumë konstruktiv dhe nuk do të jemi ata që do të nxisim konflikte, por që me argumente do të bëjmë opozitarizmin”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori