LAJMI I FUNDIT:

Bajrami thotë se Zyra e Auditorit ka gjetur që 14 hidrocentrale operojnë pa leje mjedisore

Bajrami thotë se Zyra e Auditorit ka gjetur që 14 hidrocentrale operojnë pa leje mjedisore

Gjatë shqyrtimit të raportit të auditimit të performancës “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”, kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Hykmete Bajrami theksoi se disa të gjetura nga Zyrës së Auditorit janë shqetësuese.

Bajrami theksoi se auditori ka gjetur se 14 hidrocentrale operojnë pa leje mjedisore dhe shfrytëzim të ujërave.


Ministri i MPHI-së, Liburn Aliu u pajtua se çështja e hidrocentraleve në vend është shqetësuese.

Megjithatë, Aliu tha se pajtohet edhe për 11 rekomandimet e dala nga ZKA, dhe shtoi se janë në proces të zbatimit të tyre.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se kapacitetet e reja që do të ndërtohen në të ardhmen për energji nuk pritet të kenë ndikim në mjedis.

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza tha se ka nevojë për një koordinim më të mirë ndër institucional për të pasur rend dhe rregull në këtë fushë.

Ai pati edhe një rekomandim që të trajtohen kërkesat me kohë dhe pa vonesa për të gjithë investitorët për energji të ripërtritshme.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se përgjegjësia për hidrocentralet në Deçan nuk bie mbi komunën e tij. /KP/