LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Qeveria Kurti nënshkroi mbi 1 mijë e 800 kontrata njëburimore në vlerë 240 milionë euro

Bajrami: Qeveria Kurti nënshkroi mbi 1 mijë e 800 kontrata njëburimore në vlerë 240 milionë euro

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami si inicuese e seancës së sotme të jashtëzakonshme për kontratat njëburimore, ka thënë se këto kontrata janë burim i korrupsionit.

“Grupi Parlamentar i LDK i mbështetur edhe nga grupet tjera parlamentare ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për të debatuar për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara nga Qeveria Kurti”, tha Bajrami.


Kontratat njëburimore – pozitë e opozitë përballen në Kuvend
Lexo po ashtu Kontratat njëburimore – pozitë e opozitë përballen në Kuvend

Ajo shtoi se sipas komisionit rregullativ të prokurimit gjatë këtij mandati qeverisës janë nënshkruar mbi 1800 kontrata njëburimore në vlerë mbi 240 milionë euro.

“1/3 e buxhetit të shtetit, taksave dhe tatimeve që ju paguani shpenzohen përmes prokurimit publik, shpenzime që janë në rritje. Këto kontrata janë burim i korrupsionit”, tha deputetja Bajrami. /Telegrafi/