LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Projektligji për Produkte të Ndërtimit t’i kthehet Qeverisë

Bajrami: Projektligji për Produkte të Ndërtimit t’i kthehet Qeverisë

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal është shqyrtuar projektligji për Produkte të Ndërtimit.

Kryetarja e këtij komisioni, Sala Berisha-Shala bëri të ditur se anëtarja e këtij Komisioni, Hykmete Bajrami pa dhënë sqarime ka kërkuar që Projektligji për Produkte të Ndërtimit t’i kthehet Qeverisë së Kosovës.


E për këtë një sqarim e pati anëtarja e këtij komisioni, Mimoza Kusari-Lila, e cila u shpreh se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë po synon që Departamentin e Ndërtimit ta kthej përsëri nën kompetencat e saja, ndonëse ky Departament ka kaluar në Ministrisë Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor sa ishte ajo në udhëheqje të MTI-së.

“Pas sjelljes së Projektligjit në Komision, deputetja Hymkete Bajrami e ka marr përsipër por mandej në përmbajte të projektligjit është vërejtur që është tendenca e kthimit të strukturës shtesë dhe në kundërshtim me atë se çfarë është bërë konform propozimeve të Bankës Botërore për përmirësim të ambientit të biznesit, për thjeshtësim të procedurave dhe tash Ministria e Tregtisë dhe Industrisë synon që ta rikthej departamentin e ndërtimit, të krijoj inspektorat apo trupa ose mekanizma shtesë të cilët do të bëjnë kontrollin e kompanive që merren me prodhimin e materialeve të ndërtimit. Në këtë aspekt ajo është tërhequr duke thënë se nuk duhet komisioni ynë që fare të merret me këtë projektligj ose që është kthim prapa në proces”, tha Kusari-Lila.

Përfaqësuesi i MTI-së, Gurakuq Kastrati, ka sqaruar se kjo Ministri ka kompetenca për mbikëqyrje të prodhimeve për ndërtim duke filluar nga dizajnimi e deri tek vendosja e tyre në treg.

“Përgjegjësia dhe fusha e materialeve të ndërtimit jo e ndërtimit është fjala për materiale të ndërtimit ka mbetur në ministri jo punëve të ndërtimit por është fjala ndërtimin si punë dhe materiale si materiale. Kjo fushë pse ka mbetur në Ministri të Tregtisë gjithçka që lidhet me produkte të ndërtimit të gjitha shtyllat mbështetëse që janë që mundësojnë implementimin e këtij Ligji është Agjencia Kosovare e Standardizimit që i adapton standardet. Janë afër 500 të harmonizuara që janë të detyrueshme me u zbatua ky ligj janë laboratorët të akredituara, trupa certifikuese që janë të domosdoshme për të zbatuar këtë Ligj janë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kryesisht tek drejtoria e Akreditimit, është Inspektorati i Tregut që është i mandatuar me ligj prej Kuvendit me i mbikëqyr produktet e vendosura në treg prej dizajnit, prej prodhimit deri tek vendosja në treg, jo në punime ndërtimore se ajo është çështje e Ministrisë së Mjedisit”, tha Kastrati.

Këtë Projektligji anëtarët e Komisionit u pajtuan që ta shqyrtojnë në një mbledhje tjetër. /KP /Telegrafi/