LAJMI I FUNDIT:

Bajrami nga LDK kritikon Qeverinë: Pasi dyfishoi çmimin e energjisë dhe artikujt bazë, 100 eurot nuk ndihmojnë qytetarët por tregtarët

Bajrami nga LDK kritikon Qeverinë: Pasi dyfishoi çmimin e energjisë dhe artikujt bazë, 100 eurot nuk ndihmojnë qytetarët por tregtarët

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vitin 2020 po e konsideron si më të vështirin në aspektin socio-ekonomik.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një konference për medie, ka theksuar se ngritja e çmimeve e ka vështirësuar jetën e qytetarit dhe se ndarja e 100 milionë eurove nuk do t’i ndihmoj ata por tregtarët.


“Qeveria pasi shtrenjtoi çmimin e energjisë elektrike dhe pasi subvencionoi mbi 100 milionë euro kompaninë private, në mënyrë që ta adresoj, por që e keqmenaxhoj këtë krizë edhe në kohën kur inflacioni arriti në nivele dyshifrore, po tenton që prej shumën prej 100 euro t’i ndihmoj punëtorët në sektorin publik dhe privat”, tha Bajrami, shkruan Telegrafi.

“Tashmë e kemi thënë se ndihma e njëhershme nuk do t’i ndihmoj qytetarëve, por ajo se çfarë do të bëjë është se do t’i ndihmoj tregtarëve t’i mirëmbajnë çmimet e larta edhe për një kohë”, ka shtuar ajo.

Bajrami ka theksuar se me anë të kësaj Pako janë lënë jashtë të papunët.

“Me Pakon prej 100 milionë euro, ku Qeveria provon të bëjë zgjidhje la jashtë të papunët. Mos të harrojmë që numri i tyre është jashtëzakonisht i lartë”, theksoi Bajrami.

“Viti 2022 po del viti më i vështirë socio-ekonomik për qytetarët tonë. Pavarësisht trumbetimeve të Qeverisë për rritjen e pashembullt ekonomike, qytetarët e vendit tonë nuk kanë qenë në një pozitë më të pashpresë sesa tani. Nuk ka artikull të shportës së konsumatorit që nuk është shtrenjtuar vitin e fundit, pagat ka ngelur të njëjta, derisa nuk ka përmirësim e në shumë sektor ka përkeqësim të gjendjes”, është shprehur ajo.

Deputetja e LDK-së ka përmendur edhe konkursin e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) duke thënë se fitues kanë qenë eksponentë të partisë në pushtet.

“Qytetarët po ndihen të diskriminuar, kujtojmë konkursin e fundit të KEK-ut, ku fitues dolën vetëm anëtarët e familjarëve të komisionit përzgjedhës dhe eksponentë dhe familjar të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka përfunduar Bajrami. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori