LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Mbyllja e “Bankës Komerciale” në Kosovë nuk lidhet me veprimet e qeverisë, iu ndryshua pronësia në Serbi

Bajrami: Mbyllja e “Bankës Komerciale” në Kosovë nuk lidhet me veprimet e qeverisë, iu ndryshua pronësia në Serbi

Ish-ministrja e Financave dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se mbyllja e ‘Bankës Komerciale’ në Kosovë lidhet me ndryshimin e pronësisë së saj në Serbi.

“Mbyllja e ‘Bankës Komerciale’ bankë kjo e Serbisë që në Kosovë ka operuar që nga pasufta si bankë e licensuar nga BQK-ja, është mbyllë sot sepse ka me shumë se tri vite që ‘Bankën Komerciale’ në Serbi dhe filialat e saj i ka ble ‘NLB Slovenia’, e cila siç e dini ka e një licensë në Kosovë dhe me ligjin aktual një operatori nuk i lejohet t’i ketë dy licensa”, ka sqaruar Bajrami.


Ajo thotë se mbyllja e saj nuk lidhet aspak me veprimet e Qeverisë së Kosovës.

“Andaj mbyllja e ‘Bankës Komerciale’ nuk ka të bëjë asgjë as me veprimet e Qeverisë dhe as të BQK-së, ka qenë veprim i natyrshëm që ka filluar tashmë që nga shitja e kësaj banke përmes likudimit vullnetar”.

Ajo ka shprehur frikën se tashmë ndonjë bankë tjetër e Serbisë mund të licensohet në Kosovë.

“Unë veç uroj që politizimi i kësaj çështje, në këtë moment mos të hapë mundësinë për kërkesë, për një licensë të re, të një banke tjetër të Serbisë në Kosovë”, ka shkruar Bajrami./Telegrafi/