LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Kushdo që vjedh qoftë edhe një euro, duhet të përfundojë në burg

Bajrami: Kushdo që vjedh qoftë edhe një euro, duhet të përfundojë në burg

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, pas vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës, ka paralajmëruar se do të dënohen me burg të gjithë ata që keqpërdorin paratë e buxhetit të Kosovës.

“Kushdo që vjedh – qoftë edhe një euro – duhet të përfundojë në burg dhe të japë llogari para ligjit, para popullit dhe para Zotit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Bajrami ka bërë të ditur se do të verifikohet pastërtia e secilit zyrtar me pozitë të ndjeshme në Ministrinë e Financave.

I dyshuari L.G, transferoi nga Thesari Shtetit mbi dy milionë euro në kompaninë LDA Group Shpk, me bazë në Llapushnik
Lexo po ashtu I dyshuari L.G, transferoi nga Thesari Shtetit mbi dy milionë euro në kompaninë LDA Group Shpk, me bazë në Llapushnik

“Në këtë situatë po e mendoj vetëm një opsion: luftimin e hajnave, kudo qofshin, kushdo qofshin dhe të kujtdo qofshin”, u shpreh ajo.

Bajrami konfirmuar se katër transaksione të dyshimta kanë ndodhur në Thesarin e Kosovës me rastin e ‘avullimit’ të më shumë se 2 milionë eurove dhe se njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dy persona të tjerë ndodhen në arrati.

“Të gjitha institucionet janë vënë në ndjekje të keqpërdoruesve. Rasti do të zbardhet dhe besoj se organet e hetuesisë dhe drejtësisë do t’i dënojnë me dënime kapitale kushdo që është i përfshirë në këtë rast”, shkruan Bajrami.