LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Kosova në OBT, por nuk dihet kur

Bajrami: Kosova në OBT, por nuk dihet kur
Foto: Arkiv

Ministrja Hykmete Bajrami ka raportuar sot para Komisionit për Integrime Evropiane për punën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ajo tha se ushqimi tashmë është duke u kontrolluar më shumë dhe shtoi se shpeshtimi i rasteve për produkte pa afat shpreson të jetë vetëdijesim i qytetarëve për të raportuar për këtë dukuri.


Bajrami këtë deklaratë e ka dhënë pasi që është pyetur nga deputetja e LDK-së Vjosa Osmani.

E pyetur se kur saktësisht Kosova, do të anëtarësohet në Organizatën Botërore të Tregtisë, Bajrami tha se janë duke bërë përpjekje gjatë këtij mandati por nuk dha afat të caktuar, pasi që sipas saj është proces i komplikuar.

“Sa i përket OBT-së, unë u thash edhe më herët që ne kemi lobu, nuk mund të them numrin saktësisht se ku jemi me numra, në të gjitha takimet që i kemi pasur kemi marrë mbështetje në formë verbale na është ofru mbështetja, sugjerimi i shumë anëtarëve ka qenë që duhet të shkojmë si anëtarë vëzhgues fillimisht dhe mandej të presim një situatë, na është sugjerua që të marrim mbështetjen e SHBA-ve, Unionit Evropian dhe Gjermanisë, jemi duke punuar në atë drejtim, është i angazhuar vet kryeministri, kemi bisedu edhe me ambasadat në Kosovë, ne definitivisht aplikacioni do të dorëzohet gjatë këtij viti, gjatë këtij mandati por planet janë që deri në fund të vitit, do të varet krejt prej lobimit por situata varet shumë edhe nga kundërlobimi që bëjnë të tjerët, kështu që duhet ta gjejmë një moment kur në fakt ne jemi të sigurt që aplikacioni mund të shqyrtohet dhe të vie në rend të ditës”, deklaroi ajo. /Telegrafi/