LAJMI I FUNDIT:

Bajrami dhe Kelmendi bisedojnë për reformat ekonomike

Bajrami dhe Kelmendi bisedojnë për reformat ekonomike

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin Ramiz Kelmendi, biseduan për vazhdimin e reformave qeveritare lidhur me përmirësimin e mjedisit afarist në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit, ministrja Bajrami e informoi zv.kryeministrin Kelmendi lidhur me angazhimet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në drejtim të mbështetjes së sektorit privat dhe përmirësimit të ekosistemit të ndërmarrësisë në vendin tonë.


Ajo e falënderoi zv.kryeministrin për mbështetjen që ai po ofron lidhur me procesin e reformave ekonomike që kanë për qëllim fuqizimin e ekonomisë së Republikës së Kosovës.

Kelmendi shprehu gatishmërinë e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vazhduar më tej agjendën e reformave ekonomike dhe shprehu bindjen se përmes koordinimit të mirë ndërinstitucional rezultatet e reformave do të prodhojnë rritje ekonomike, krijim të vendeve të reja të punës dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/