LAJMI I FUNDIT:

Bajram Gecaj: Taksa ndaj produkteve serbe nuk ishte menduar mirë, porosia amerikane ndër më të ashprat që i kemi marrë

Bajram Gecaj: Taksa ndaj produkteve serbe nuk ishte menduar mirë, porosia amerikane ndër më të ashprat që i kemi marrë

Bajram Gecaj nga LDK-ja, duke komentuar çështjen e taksës prej 100% ndaj mallrave të Serbisë, ka thënë që pas reagimit të Amerikës duhet të kuptojmë që marrëdhëniet me ta janë më të rëndësishme se “teket” e dikujt.

Gecaj në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka thënë se reagimi nga SHBA është një nga më rigorozët që kemi marrë deri tani që ka ardhur si pasojë e joseriozitetit të institucioneve tona.

“Është spekuluar për deklaratën e Isa Mustafës për taksën dhe them që nuk ka asnjë kosovar të cilit s’i ka pëlqyer ideja e taksës pasi në vazhdimësi jemi ballafaquar me metoda të llojllojshme të Serbisë që kanë vepruar kundër Kosovës”.

“Nuk ka asnjë individ në Kosovë, përveç komunitetit serb i cili është i dirigjuar nga Serbia, të cilit nuk i ka pëlqyer çështja e taksës”.

“Kur vendoset një çështje e tillë duhet të mendohet mirë dhe shihet se kjo nuk është menduar mirë. Në vazhdimësi ka pasur indikacione se ka qenë e koordinuar, por në fund doli të jetë që s’ka qenë e koordinuar”.

“Politikanët kosovarë çdo veprim që e kanë bërë e kemi koordinuar me SHBA-të, sidomos ato të më seriozet. Pra, është botërisht e ditur që çdo vendim të madh që e kanë marrë politikanët është koordinuar, prandaj edhe kjo taksë që është dashur të koordinohet në Bruksel”.

“Marrëdhënia me SHBA-të është më e rëndësishme se secili individ në Kosovë – është jetike, ka qenë para edhe tash është. Ne nuk guxojmë ta rrezikojmë për teket e asnjë personi”.

“Taksa i ka pëlqyer gjithkujt, por kjo është bërë për arsye politike, për popullizëm. Arsyeja është popullzimi sepse kjo qeveri të vetmet suksese i ka ato në të cilat ka kontribuuar LDK-ja, e që janë demarkacioni dhe ushtria”, ka thënë Gecaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori