LAJMI I FUNDIT:

Bajqinovci: Thaçi, ky fodull që tallet me shtetin e me Kushtetutën

Bajqinovci: Thaçi, ky fodull që tallet me shtetin e me Kushtetutën
Foto: Arkiv

Mefail Bajqinovci, tani deputet i LVV-së në legjislaturën e shtatë të Kuvendit, i ka reaguar presidentit të vendit, Hashim Thaçi pasi tha të dielën se e pret liderin e LVV-së, Albin Kurtin, të shkojë dhe ta marrë mandatarin.

Përmes një postimi në Facebook, ai e ka e quajtur të gërditshëm dhe fodull, Thaçin.


“Thaçi thotë se po mendon dekretimin e Kurtit pasi është i nominuar për kryeministër dhe se ka caktuar gjysmën e qeverisë”, ndërsa dje tha “e kam nominuar Kurtin, si gjithmonë, duke u shërbyer me vetën e parë të gërditshme që qytetarët e dëgjojnë nga ai, tash e sa vite”, thotë ai.

Thaçi: Kam nënshkruar nominimin e Kurtit për kryeministër, ai duhet ta pranojë ose refuzojë
Lexo po ashtu Thaçi: Kam nënshkruar nominimin e Kurtit për kryeministër, ai duhet ta pranojë ose refuzojë

Sipas tij, Presidenti po i keqpërdor ‘faktet jurudike’, për interesa të tij.

“Ky fodull, tallet me shtetin e me Kushtetutën, në çdo hap që bën. Përmbajtjet politike i ngatërron me fakte juridike dhe e kundërta: faktet juridike i keqpërdorë brutalisht në funksion të interesave të tij parapolitike, si kreu i oligarkëve të Kosovës.

Më thjeshtë, çfarë po bën ky është pak a shumë kështu: Kur një noter kërkon nga palët t’u bëjë gati aktin noterial para se palët të jenë pajtuar për përmbajtjen e marrëdhënies juridike. I nderuar noter i zellshëm, prisni kërkesën. Shpejt do të ju arrijë”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori