Me bajame, përveçse ndihmoni organizmin, mund të shtoni edhe dashurinë. Duke nisur nga kuzhina, për të përfunduar në shtrat. Sepse bajamja konsiderohet prej kohësh si afrodiziak i fuqishëm.
Që në kohërat më të hershme, bajamja është konsideruar si simbol i frytshmërisë dhe ka qenë i njohur si ushqim efikas për rritje të seksualitetit. Prandaj që të shtoni dëshirën seksuale bëni mirë që herë pas here të shtoni në menynë tuaj bajamet. Përpos efekteve afrodiziake edhe për shumë arsye të tjera.
Bajamet e kanë prejardhjen nga Azia dhe janë farat e frytit të drurit të bajames. Studime të shumta kanë treguar për një sërë përfitimesh shëndetësore që vijnë nga konsumimi i tyre. Ato përmbajnë vitaminën E, magnez, flavonoide, fibra dhe proteina.
Pikërisht për këto të dhëna, bajamet reduktojnë sasinë e radikaleve të lira që dëmtojnë zemrën dhe sistemin kardiovaskular, mbrojnë nga sëmundja e Alzheimerit, veprojnë si antioksidantë, përmirësojnë punën e aparatit tretës etj.
Kjo frutë e thatë stimulon libidonë jo vetëm tek femrat, por stimulon edhe prodhimin e hormoneve mashkullore. Përmbajtja e lartë e yndyrave tek bajamet është burim energjie dhe nëse gjeni shoqëruesin ideal të tyre atëherë pasioni do të jetë i garantuar. Për shembull bajamet me avokado shkojnë shumë mirë.
Nëse aroma e bajameve nuk ju ngacmon aq sa duhet, mund të bëni edhe më shumë se kaq: ndizni disa qirinj me aromë bajamesh dhe rrethoni shtratin. Gjithë kjo panoramë do të ndikojë po kaq edhe në trurin e partnerit. Mund të bëni edhe një masazh me vaj bajamesh. Gjithçka për një natë romantike, ku kryefjala të jetë bajamja…/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë