Baily: Shtetet e Bashkuara mbeten një partner i fortë strategjik i Maqedonisë
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Jess Baily mbajtën një takim të përbashkët, në të cilin, duke uruar për një bashkëpunim të mirë në periudhën e ardhshme, konfirmuan rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve si bazë për realizimin e prioriteteve të përcaktuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim, u bisedua për Samitin e sapombajtur në Trieshtë të Italisë dhe investimet në Ballkanin Perëndimor në energji dhe infrastrukturë, me qëllim që të sigurohet konkurrencë dhe qëndrueshmëri në rajon, në rrugën drejt BE-së.
Bekteshi theksoi angazhimin e fuqishëm për të vazhduar reformat në sektorin e energjisë, në përputhje me dinamikën e nevojshme, duke e informuar se tashmë është duke punuar në një projekt-tekst të ri të Ligjit për Energjinë, i cili gjatë 3 muajve të ardhshëm do të rezultojë në një ligj të ri, në të cilin do të implementohen direktivat evropiane.
Në pjesën e investimeve, si një motor lëvizës i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, Ministri Bekteshi informoi se në zonat e lira ekonomike, veprojnë 8 kompani amerikane me një investim total prej 150 milion dollarë në faza, që është një sinjal i mirë për bizneset amerikane dhe investitorët e huaj në përgjithësi dhe se Maqedonia është e gatshme për të filluar një propozim për një marrëveshje mbi mbrojtjen e ndërsjelltë të investimeve.
Në këtë drejtim, Bekteshi kërkoi ndihmë ekspertësh në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit mes kompanive vendore si furnizues të investitorëve të huaj, që do të kontribuonte në zhvillimin më dinamik lokal dhe rajonal ekonomik.
Ambasada e SHBA-ve paraqiti shkurtimisht projektin e ri të USAID-it për mbështetjen e biznesit për mbrojtjen e konkurrencës dhe shprehu gatishmërinë për të bërë një prezantim për të gjitha projektet aktive, duke përfshirë ato që janë zbatuar për të mbështetur zhvillimin e sektorit të energjisë, njofton AIM.
Në takim u diskutua edhe për zbatimin e infrastrukturës gazsjellëse, për pjesën e fazave të gazifikimit.
Ambasadori Baily tha se Shtetet e Bashkuara mbeten një partner i fortë strategjik i Maqedonisë, dhe se vendosja e marrëdhënieve edhe më të forta ekonomike dhe politike është në interes reciprok të dy vendeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
A po i rehabiliton shteti të dënuarit për tensionet në veri?
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri