LAJMI I FUNDIT:

Baily: Policia nuk duhet të bie pre e provokimeve të protestuesve (Video)

Baily: Policia nuk duhet të bie pre e provokimeve të protestuesve (Video)

Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily, duke komentuar protestat të cilat janë organizuar ditëve të fundit kundër marrëveshjes me Greqinë, tha se forcat e rendit nuk duhet të bien pre e provokimeve, por duhet ta kryejnë detyrën e tyre me sukses.

Baily tha se SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me Policinë e Maqedonisë, që qytetarët e vendit të marrin shërbime sa më të mira nga policia, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ambasadori amerikan ka marrë pjesë në inaugurimin e objektit për trajnime të policisë, që ka qenë donacion i SHBA-ve në vlerë prej 900 mijë dollarëve, ndërsa ka folur edhe për marrëveshjen për emrin me Greqinë.

Ai tha se ata çdo herë e kanë mbështetur marrëveshjen, ndërsa vendimi ka qenë i qeverive të dy vendeve./Telegrafi/