LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Koalicioni LDK-AKR e dridhi Kadri Veselin

Bahtiri: Koalicioni LDK-AKR e dridhi Kadri Veselin

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, njëherit kryetar i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se koalicioni LDK-AKR e ka dridhur kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, njofton Klan Kosova.

Këto komente ai i bëri në takimin me kandidatin për kryeministër nga radhët e këtij kolaicioni, Avdullah Hotin të organizuar nga Forumi i Rinor i LDK-së.


“Nëse kemi rrezik për luftë edhe ne do ta votojmë koalicionin PDK-AAK-Nisma, por Kosova ka nevojë për akademik të paraluftës e jo të pasluftës”

“Ka kaluar koha e komandantëve”, ka shtuar ai, njofton Klan Kosova.