LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri kërkon qetësi dhe përkrahje për Policinë e Kosovës: Aksioni është kundër krimit të organizuar

Bahtiri kërkon qetësi dhe përkrahje për Policinë e Kosovës: Aksioni është kundër krimit të organizuar
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se mbështet aksionin e  ndërmarrë nga Policia e Kosovës, ai ka bërë apel tek qytetarët e pjesës së veriut që të rrinë të qetë dhe mos ta konsiderojnë këtë aksion si kundër tyre, pasi që ky aksion është vetëm kundër njerëzve që merren me krim të organizuar, duke përfshirë serbë dhe shqiptarë.

Bahtiri ka thënë se Policia e Kosovës është në shërbim të të gjithë qytetarëve pavarësisht nacionalitetit, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:

“Mbështes aksionin e Policisë në Veri 

Apeloj te të gjithë qytetarët e pjesës së veriut që të rrinë të qetë dhe mos ta konsiderojnë këtë aksion si kundër tyre, pasi është aksion vetëm kundër njerëzve që merren me krim të organizuar, duke përfshirë serbë dhe shqiptarë.

I ftoj gjithë banorët e pjesës së veriut që t’i japin mbështetje policisë së Kosovës, sepse është në interesin e tyre që njëherë e përgjithmonë të zbatohen ligjet e Republikës së Kosovës, që janë më të favorshmet për minoritete në Evropë.

Prandaj, edhe njëherë kërkoj qetësi dhe përkrahje për Policinë e Kosovës që po bën një punë të mrekullueshme. Përkrahja e aksionit është në vet interesin e qytetarëve të veriut.

Në fund gjyqësia do ta japë fjalën përfundimtare për ta vënë drejtësinë në vend. Edhe njëherë po them se Policia e Kosovës është në shërbim të të gjithë qytetarëve pavarësisht nacionalitetit, e sidomos në pjesën veriore që është duke e respektuar shumë minoritetin serb”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori