LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri i bashkohet për kafe kandidatëve për Mitrovicën

Bahtiri i bashkohet për kafe kandidatëve për Mitrovicën

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i është përgjigjur pozitivisht ftesës për kafe nga kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Agolli, por ky i fundit nuk ishte aty kur Bahtiri arriti.

Më parë Telegrafi kishte raportuar se edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për kryetar të Mitrovicës së Jugut dhe kandidati i Iniciativës Qytetare, Erden Artiq për kryetar të Mitrovicës së Veriut janë takuar sot në orët e mëngjesit për një kafe pune.

Ajo çka vërehet në fotografinë ku shihet Bahtiri është se në tavolinë më nuk është kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, e as ai i LDK-së, Armend Agolli.

Agolli një ditë më parë u kishte bërë thirrje Hamzës dhe Agimit Bahtirit për një kafe pune, por Bahtiri nuk i është përgjigjur ftesës.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës i ftoi në kafe, thirrjes iu përgjigjen disa nga kandidatët
Lexo po ashtu Kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës i ftoi në kafe, thirrjes iu përgjigjen disa nga kandidatët

Në takimin e sotëm të pranishëm ishin Agolli, Hamza dhe Artiq, teksa më vonë Hamza u largua e Bahtiri iu bashkua takimit.

“Përshëndetje z.Hamza dhe z. Bahtiri, Ju bëj ftesë publike për kafe, që do ta pijmë bashkë nesër në orën 9:00, në veri të Mitrovicës, tek kafeneja e Izet Boletinit. Pjesë e takimit do të jetë edhe Iniciativa Qytetare, pjesë e së cilës janë përfaqësuesit të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë. Shpresoj në ardhjen tuaj dhe ju mirëpres në takim”, kishte shkruar Agolli të martën në Facebook.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor. Shumica e partive politike kanë deklaruar se do të mbajnë fushatë zgjedhore vetëm pesë ditë për shkak të pandemisë COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori