LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri apelon për paqe mes njerëzve (Foto/Video)

Bahtiri apelon për paqe mes njerëzve (Foto/Video)

Në marshin protestues me moton “Stop vrasjeve. Ne jemi Ermali”, ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri,  i cili duke folur para qytetarëve të shumtë shprehu dhimbjen për të ndjerin Ermal Kamberaj.

Ai para masës iu bëri thirrje institucioneve vendore që të dalin nga kjo krizë e dhunës dhe të ketë sa më shumë paqe mes njerëzve.


“Ermalin e madhëron gjithë njerëzia. E lusim Zotin e madhërishëm që ta dërgojë në parajsë, aty ku të gjithë ëndërrojmë të shkojmë”, tha Bahtiri, raporton Telegrafi.

“Lajmin e mora rrugës duke u kthy nga Presheva e Bujanovci. Shkova në spital me shpresë që ta dërgoj jashtë vendit për shërim, mirëpo Ermali kishte vdekur. Iu bëj thirrjeve institucioneve të vendit të dalim nga kjo krizë dhe të kemi paqe. Njerëzit kriminelë, kudo që janë, të gjinden dhe të dënohen ashtu si e meritojnë”, ka thënë Bahtiri./Telegrafi/