Babë e bij gjejnë kuletën me 1 mijë e 700 euro në Klinë, ia dorëzojnë pronarit në stacionin policor

Qytetari Afrim Hoti së bashku me vajzën e saj kishin gjetur një kuletë në sheshin “Skenderbeu”, në Klinë.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se nё kёtё kuletё kishte tё holla prej 1700 euro.
Tutje thuhet se policia ka identifikuar personin dhe të njëjtit iu është kthyer kuleta.
“Me datë 17.07.2025, në Stacionin Policor Klinё, ёshtё paraqitur qytetari Afrim Hoti nga Klina sё bashku me vajzën e tij e cila e kishte gjetur njё kuletё nё sheshin ‘Skenderbeu’ nё Klinё. Nё kёtё kuletё kishte tё holla prej njёmijё e shatёqind (1700) euro. Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Klinё, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla”, thuhet në njoftim.
Po ashtu siç thuhet në njoftim Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. /Telegrafi/

















































