LAJMI I FUNDIT:

Babai i të riut që theri për vdekje deputetin britanik, kishte punuar si këshilltar i ish-kryeministrit somalez

Babai i të riut që theri për vdekje deputetin britanik, kishte punuar si këshilltar i ish-kryeministrit somalez

I riu i cili në kishë theri me thikë deputetin e Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, David Amess, ku si pasojë humbi jetën – quhet Ali Harbi Ali.

Siç raporton BBC, bëhet fjalë për 25-vjeçarin, shtetas britanik me prejardhje somaleze, i biri i këshilltarit të ish-kryeministrit somalez, transmeton Telegrafi.


Deri më tani ky rast po cilësohet si terrorizëm. E i arrestuari është në paraburgim në kuadër të ligjit për terrorizëm, dhe e premtja është afati i fundit për ta marrë në pyetje lidhur me sulmin me thikë mbi deputetin 69-vjeç në kishë.

Zyrtarët lokalë kanë konfirmuar se për shkak të sulmit nga i cili Ammes humbi jetën, u arrestua britaniku 25-vjeç me prejardhje somaleze.

Babai i të dyshuarit Harbi Ali Kullane, këshilltari i dikurshëm për media i ish-kryeministrit të Somalisë, Hasan Ali Kairea. Mediat lokale raportojnë se atë e ka vizituar policia dhe i ka marrë telefonin për një analizë.

“Në këtë moment konkret po kalojmë nëpër një situatë të tmerrshme të paharruar”, ka thënë për Reuters, Harbi Ali Kullane.

I dyshuari kishte “shmangur” shërbimin sekret? Siç raportohet, Ali Harbi Ali vite më parë ishte pjesë e programit të preventivës” që ka për qëllim të parandalojë radikalizimin e personave të caktuar. /Telegrafi/