LAJMI I FUNDIT:

Babai i një ushtari të vrarë izraelit thotë se militantët e Hamasit u përpoqën të shisnin kokën e djalit të tij për 10,000 dollarë

Babai i një ushtari të vrarë izraelit thotë se militantët e Hamasit u përpoqën të shisnin kokën e djalit të tij për 10,000 dollarë

Babai i një ushtari të vdekur të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) ka thënë se “terroristët e Hamasit” ishin përpjekur të shisnin kokën e djalit të tij për 10,000 dollarë.

“Kjo është thjesht një barbarizëm i çmendur”, citohet të ketë thënë David Tahar në një intervistë për Channel 14, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Siç thuhet më tej, ai ishte përpjekur për muaj të tërë të gjente kokën e djalit të tij pasi IDF-ja e gjeti trupin e tij pas sulmit të 7 tetorit.

“Nga një skanim CT që kam marrë së fundmi, i gjithë trupi i tij është plot me plagë dhe fatkeqësisht edhe trupi i Adir është abuzuar pasi u vra”, pretendon babai i tij.

David Tahar tha për Fox News Digital se militantët vranë djalin e tij, Cpl. Adir Tahar, 19 vjeç, me një predhë antitank pasi ndihmoi të shpëtonte disa nga shokët e tij.

Sulmi shkatërroi njësinë e Brigadës Golani në të cilën shërbente djali i tij, dhe militantët më pas – siç thuhet më tej – ia prenë kokën Adir Taharit.

Veç kësaj, David Tahar pohoi se provat treguan se militantët qëlluan mbi trupin e Adir Taharit me armët e tyre pasi ai vdiq.

Rrëfimi i izraelites 72-vjeçe që ishte mbajtur peng në Gazë: Në tunele takova kreun e Hamasit – më është drejtuar në hebraisht
Lexo po ashtu Rrëfimi i izraelites 72-vjeçe që ishte mbajtur peng në Gazë: Në tunele takova kreun e Hamasit – më është drejtuar në hebraisht

Ndryshe, IDF arriti të identifikojë trupin e Adir Taharit vetëm falë etiketave të tij të identitetit, testit të ADN-së dhe sendeve personale në xhepat e tij, raportoi The Times of Israel.

Babai i Davidit theksoi se “të martën mbrëma, pashë Adirin para se ta varrosja, mora arkivolin e tij dhe e hapa dhe aty pashë që i mungonte koka”.

Ai e përshkroi momentin e tmerrshëm si “një nga momentet më të vështira që një njeri mund të përjetojë është të shohë djalin e tij të shtrirë, të vdekur, veçanërisht kur ai është i shtrirë pa kokë. Është një nga ndjenjat më të tmerrshme në botë”.

Raportet thonë se fati i kokës së Adir Taharit u zgjidh përfundimisht pasi forcat izraelite mësuan nga dy militantë të kapur të Hamasit se ishin përpjekur të shisnin kokën e një ushtari IDF dhe dhanë detaje se ku mund ta gjenin forcat.

Një njësi elitare e dislokuar në Gazën qendrore gjeti kokën në një qese brenda një frigorifer në Sheshin e Palestinës, sipas gazetës izraelite i24.

ADN-ja dhe të dhënat dentare e identifikuan atë si kokën e Adir Taharit dhe u kthye në Izrael. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Scholz: Ukrainasit me leje qëndrimi dhe pune do të lejohen të qëndrojnë në Gjermani

Scholz: Ukrainasit me leje qëndrimi dhe pune do të lejohen të qëndrojnë në Gjermani

Evropa
Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Evropa
Gjermania do të blejë tre sisteme raketore amerikane Himars për Ukrainën

Gjermania do të blejë tre sisteme raketore amerikane Himars për Ukrainën

Evropa
Nën ndikim të alkoolit voziti me 160 kilometra në orë, vajza nga Michigan rrokulliset dhjetëra herë me automjet – shpëton mrekullisht

Nën ndikim të alkoolit voziti me 160 kilometra në orë, vajza nga Michigan rrokulliset dhjetëra herë me automjet – shpëton mrekullisht

Amerika

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Kalo në kategori