Një baba në Bromsgrove, një qytet në Worcestershire, Angli, befasoi vajzën e tij me një Ferrari F40 ultra të rrallë me vlerë rreth 1.8 milion euro për maturën e saj në shkollë – por ajo e refuzoi.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Darren Bullows i ofroi Lacie, 16, një nga makinat më të rralla në botë, por adoleshentja kishte një veturë tjetër në mendje.

Kështu, adoleshentja hoqi dorë nga supermakina për një limuzinë, sepse F40 ka vetëm një vend pasagjeri.

Madje ajo refuzoi njërin nga vetëm 1,315 Ferrari F40 që janë prodhuar ndonjëherë dhe janë “rrëmbyer” nga yje si këngëtari i operës Luciano Pavarotti dhe prezantuesi i radios Chris Evans.

Reklama

Darren arriti të rregullonte huazimin e makinës mahnitëse duke thirrur “për favor shefin e tij të vjetër”, Tim Mayneord, i cili tani drejton Paddlup, një platformë e shitjes së supermakinave.

Reklama

Tim tha: “Kur babai i Lacie ishte vetëm 14 vjeç, Darren erdhi për të bërë përvojë pune në përfaqësi dhe më pas qëndroi me ne në kontakt kur la shkollën”.

“Darren më kontaktoi duke thënë se ishte matura e Lacie-t dhe më pyeti për përdorimin e Ferrarit dhe unë isha i lumtur ta ndihmoja”.

“Doja t’ia bëja si një nder atij një herë, për ta falënderuar për gjithë ato vite shërbimi”.

Reklama

“Por e çova Lacie me Ferrari në limuzinë pasi ajo nuk donte të shkonte me F40 në festën e maturës, por të shkonte me miqtë e saj”, shtoi Tim. /Telegrafi/