LAJMI I FUNDIT:

Babai i Naim Murselit, Shabani thotë se dy persona i shkuan në shtëpi për t’ia përcjellë mesazhin “Mos dil mo se na ke një gjak borxh”

Babai i Naim Murselit, Shabani thotë se dy persona i shkuan në shtëpi për t’ia përcjellë mesazhin “Mos dil mo se na ke një gjak borxh”

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, tha se të enjten rreth orës 17:00, dy persona i kishin shkuar në shtëpi për t’ia përcjellë mesazhin e familjes Ademi se ia ka një gjak borxh.

Ai këtë deklaratë e bëri për Kojshia Show të premten kur ky emision po xhirohej.

“Për fat të keq, sonte nga ora 17:00 më kanë ardh dy njerëz në derë edhe më kanë thanë që ‘na ke gjakun borxh. Mos dil mo se na ki gjakun borxh’. Unë reagova, iu thashë ‘ose s’jeni kah e kuptoni, ose jeni kah e luani lojën e dyfishtë se ju në media po thoni që ia këna lanë drejtësisë, kurse mua po më vini te dera. Ju në media po thoni ia këna lanë drejtësisë, amo pas mediave po më vini te dera. Unë nuk kam ku me ikë, kur të don le t’më vret, çka kom me ba’”, tha Murseli.


Ai ka përmendur edhe emrat e personave që i shkuan në shtëpi dhe thotë se për këtë e ka lajmëruar edhe Policinë dhe se këtë lajm e kanë marrë edhe dy familje tjera.

Vrasja e Liridonës, gazetarja Lala: Familjarët e saj më thanë se Naimi kishte probleme financiare dhe bënte jetë të shfrenuar
Lexo po ashtu Vrasja e Liridonës, gazetarja Lala: Familjarët e saj më thanë se Naimi kishte probleme financiare dhe bënte jetë të shfrenuar

Ai tha se djali i tij kishte presion të madh nga dikush. Madje thotë se Naimi i ka me mesazhe e video.

“Nuk dua me hy në detaje, veç Naimi kishte mesazhe, video dhe ka pas presion shumë të madh”, tha ai, duke mos dashur të zbulojë më shumë e për kënd bëhet fjalë.

Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar: dorasin G. P. dhe Naim Murselin, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.

Më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se i dyshuar i tretë në këtë rast është edhe K.K., pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori