LAJMI I FUNDIT:

Babai i Meghan Markle, Thomas shtrohet në spital për shkak të një goditje në tru

Babai i Meghan Markle, Thomas shtrohet në spital për shkak të një goditje në tru

Babai i Meghan Markle, Thomas Markle, thuhet se është shtruar në spital të hënën mbrëma pasi besonte se kishte pësuar një goditje në tru.

77 vjeçari u fotografua duke u ngarkuar në një ambulancë në Tijuana, Meksikë, me një maskë oksigjeni të lidhur në fytyrën e tij, raporton TMZ.

Sipas gazetës, Thomas u dërgua me urgjencë përtej kufirit në një spital në Chula Vista, Kaliforni, rreth orës 21:30 me kohën lokale.


Thomas Markle (Foto: Backgrid)

Ai thuhet se nuk mund të fliste me paramedikët dhe duhej të shkruante simptomat e tij në një copë letër.

“Babai im po shërohet në spital”, tha më vonë vajza 57-vjeçare e Thomas, Samantha Markle për Daily Mail në një deklaratë.

Babai i Meghan Markle, thotë se do ta padisë atë dhe Princin Harry pasi nuk e lejojnë t'i shohë nipin dhe mbesën e tij
Lexo po ashtu Babai i Meghan Markle, thotë se do ta padisë atë dhe Princin Harry pasi nuk e lejojnë t'i shohë nipin dhe mbesën e tij

“Kërkojmë privatësi për familjen, për shëndetin dhe mirëqenien e tij. Ai ka nevojë vetëm për paqe dhe pushim”, vazhdoi ajo.

Foto: Arkiv

Thomas më parë ka kryesuar titujt kryesorë të tabloideve për mospjesëmarrjen në dasmën mbretërore të Meghan Markle me Princin Harry në vitin 2018.

Ndërkohë, Samantha ka fajësuar disa herë Dukeshën e Sussexit për gjendjen e përkeqësuar shëndetësore të babait të tyre.

Në një status në Twitter në vitin 2018, Samantha shkruante: “Mjaft është mjaft. Vepro si një humanitare, vepro si një grua. Nëse babai ynë vdes, është mbi ty, Meghan”.

Meghan dhe Princi Harry (Foto: Getty Images)

Sipas mediave të huaja, për shkak të problemeve shëndetësore, i njëjti nuk do të marrë pjesë në Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II në Londër javën e ardhshme, siç thuhet se kishte planifikuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina
Kalo në kategori