Një prej ngjarjeve me të rënda që ka ndodhur në Kosovë përgjatë periudhës së pandemisë COVID-19 është edhe vetëvrasja e të riut Agon Musliu nga Gjilani e ndodhur në karantinën tek Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Për një ngjarje të tillë në FRONAL të T7 ka folur babai i Agonit të ndjerë, Naim Musliu.
Në emision ai ka prezantuar një numër dokumentesh që thotë se kanë dëshmuar që Agoni ka pasur probleme shëndetësore dhe që sipas tij nuk do të duhej të dërgohej në karantinë.
Ai thotë se ato dokumente Agoni i ka pasur edhe në telefon dhe ua ka prezantuar autoriteteve në aeroport.
“Këto dokumente që unë po i prezantoj i ka pas Agoni edhe përmes telefonit. Këtë dokument e ka pasur në telefon. Ky dokument tregon se Agoni para se të shkojë, ka pasur probleme me veshkë. Këtu kam edhe një dokument tjetër, tregon kur kam shkuar me e marr djalin tem, kam marr dokument nga Komuna ne Gjilan që më lejohet të udhëtojë në Aeroport, që ta marrë djalin dhe ta çoj në shpi”, ka thënë Naim Musliu.
Ai thotë se sipas asaj që i ka treguar djali në aeroplan kanë qenë rreth 147 udhëtarë, prej të cilëve vetëm 9 janë vendosur në karantinë.
Babai i Agon Musliut thotë se deri në ardhjen e djalit të tij në aeroportin në Prishtinë gjithçka ka shkuar mirë dhe se e keqja ka filluar në aeroport.
“Sipas djalit, në aeroplan kanë qëndruar rreth 147 udhëtarë. Prej tyre prej sa kam dëgjuar, vetëm 9 persona janë për në karantinë, në mesin e tyre edhe djali im. Deri në aerodrom ka shkuar gjithçka mirë, e keqja filloi nga aerodromi”, ka shtuar ai.
Për një gjë të tillë ai thotë se ka përgjegjësi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Naim Musliu thotë se shteti ia morri nga duart djalin e vetëm që kishte dhe se nuk e lejoi ta shihte.
Ai ka rrëfyer edhe për përpjekjet e shumta që ta shihte të paktën dhe tregon se si e kishte pritur para konvikteve autobusin në të cilin gjendej Agoni, djali i tij.
Por thotë se nuk kishte arritur ta shihte meqë autobusi kishte lëvizur me shpejtësi brenda oborrit të Qendrës Studentore
“Djalin tem unë kam dalë me e marrë, shteti ma ka marr prej duarve të mija. Përgjegjës kryesor për këtë punë për fillim në areodrum është ministria e Shëndetësisë, Arben Vitia. Sa i përket shëndetësisë. Djali pastaj është nisur për karantinë, e mora vesh nga polici, dhe me një shpejtësi të madhe, desha të mbërrijë me kohë e të çmallem me djalin tim. Tek dera e konvikteve e kam parkuar makinën, dhe i kam pyetur nëse ka mbërritur një autobus.
Aty më treguan që s’ka mbërritur, dhe kam pritur nja 15 minuta. Erdhi një minibus i FSK-së dhe e kam ngritur dorën. Policia kanë pritur se do të bëj ndonjë gjë të keqe ndaj autobusit. Unë bëja me dorë që autobusi të ndalet dhe ta shoh djalin.
Policia më thanë që të largohem, autobusi u fut me shpejtësi dhe nuk e kam parë. Ai më kishte parë, por unë jo. S’më lanë ta shoh djalin tim, të paktën të isha çmallë. Të vetmin djal që kisha, e morën burrat e dheut e shtinë në karantinë”, ka thënë ndër të tjera Naim Musliu.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë