LAJMI I FUNDIT:

Babadimri gëzon fëmijët në një spital në Skoci duke i vizituar me një mënyrë të veçantë

Babadimri gëzon fëmijët në një spital në Skoci duke i vizituar me një mënyrë të veçantë

Masat kufizuese për shkak të COVID-19 nuk ishin pengesë për një babadimër të guximshëm – që kishte vendosur të vizitonte fëmijët e sëmurë në një spital të cilët e kanë të pamundur të jenë për festa në shtëpi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, fëmijët në Spitalin e Fëmijëve Royal Aberdeen në Skoci ishin të kënaqur kur panë babadimrin duke kaluar me shpejtësi te dritaret e tyre të dielën, përmes një vinçi.


Iniciativa u drejtuar nga bamirësia për fëmijë, Fondacioni Archie, që bashkëpunoi me Shërbimin Skocez Zjarrfikësve dhe Shpëtimit për të dytin vit radhazi.

Pasi që kjo nuk mund të ndodhte ambiente të brendshme për shkak të pandemisë, babadimri duhej të përshëndeste fëmijët përmes xhamit.

Një imazh prekës tregoi një vajzë të vogël dhe babadimrin duke u përshëndetur me duar në dritare. /Telegrafi/