Mbi 50 për qind e kompanive nuk po punojnë me kapacitete të plota. Madje deri në fund të muajit korrik mund të humbin vendin e punës rreth 40 mijë persona, si pasojë e pandemisë. Kështu ka thënë kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
Azemi thotë se një pjesë e madhe vendin e punës po e humbasin si pasojë e neglizhencës së kërkesave së pronarëve të kompanive dhe punëtorëve të sektorit privat.
“Mbi 50 për qind e kompanive të Kosovës nuk po punojnë me kapacitet të plotë sepse këtë nuk po ua mundëson në një far forme zhvillimi ekonomik i këtyre bizneseve dhe ne e kemi përsërit dhe frikohemi se deri në fund të këtij muaji dhe fillim muajit tjetër do të humbin mbi 40 mijë vende të punës. Një pjesë e madhe vendin e punës po e humbin edhe për shkak të neglizhencës të kërkesave së pronarëve të kompanive dhe punëtorëve të sektorit privat”, thotë Azemi për Ekonomia Online.
Megjithatë, i pari i punëtorëve thotë se punëtorët e sektorit privat edhe para pandemisë janë ballafaquar me probleme të shumta.
Por, ai theksoi se një pjesë e madhe e kompanive tash punëtorët janë duke i paguar vetëm 50 për qind, me arsye se ata janë duke punuar vetëm me 50 për qind të kapaciteteve.
“Ne si sindikatë gjithherë e kemi shprehur shqetësimin se gjendja e punëtorëve të sektorit privat edhe para pandemisë ka qenë tepër e rëndë duke u nisur se pagat e e këtyre punëtorëve kanë qenë minimum 130-170 euro, por tani pandemia në një far forme na ka qit krejtësisht prej binarëve dhe këta punëtorë ndoshta janë duke menduar që ndoshta më mirë të qëndrojnë në shtëpi sesa me këto paga të shkojnë dhe të punojnë. Kur dihet që në fakt edhe pronarët e kompanive tash janë kërcënuar sidomos të sindikatës dhe punëtorëve se nuk do të kanë mundësinë e pagesës të qind për qind dhe ata deri më tash një pjesë bukur të madhe këto kompani po i paguajnë punëtorët me 50% duke u nisur nga ajo që thonë ata se punojnë vetëm me 50% të kapaciteteve”, tha ai.
Azemi e ka vlerësuar punën e Qeverisë kaluar dhe qeverinë aktuale me notën zero, që sipas tij obligimet e Pakos Emergjente, Qeveria ende nuk i ka kryer. Ai ka thënë se është krijuar një presion i dyanshëm nga pandemia dhe qeveria e vendit.
“Nëse mund ta vlerësojmë me një notë, unë mund ta vlerësojë me notën 0 edhe të qeverisë së më hershme edhe qeverisë së tanishme sepse obligimet nga pakoja emergjente qeveria e Kosovës nuk i ka kryer as për muajin prill e maj që në fakt pagesat prej 170 euro dhe 130 euro duhet të bëheshin në fund të majit por ne jemi tash në fund të korrikut dhe prapë nuk po shohim një sinjal pozitiv. Qeveritë e Kosovës din të marrin vendime në një far forme nga tavolina por nuk e dinë se sa është kostoja e atyre vendimeve kur nuk paguan pagesat në koonform të marrëveshjes dhe këndej merr vendime që të sanksionojë, dhe ne kemi një presion të dyanshëm nga pandemia dhe nga Qeveria”, ka përfunduar Azemi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
Eksploro natyrën me stil dhe komoditet me ofertat e Melodia Px për Ditën e Punëtorëve!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre