LAJMI I FUNDIT:

AVONET: Kufizimi i lëvizjes shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut

AVONET: Kufizimi i lëvizjes shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut

Rrjeti i OJQ-ve AVONET kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të largoj sa më parë masën e kufizimit të lëvizjes nga ora 22:30.

Sipas AVONET, kjo masë e vendosur nuk kishte asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, pos që është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.


“Masa e kufizimit është prej shkeljeve të rënda që ju ka bërë qytetarëve të Republikës së Kosovës, e konkretisht disa prej komunave të Republikës së Kosovës, ku qytetarëve ju ka mohuar e drejta e lëvizjes dhe e qarkullimit për nevojat elementare të tyre”, thuhet në komunikatë.

Andaj, AVONET kërkon nga Ministria e Shëndetësisë dhe bordi këshillëdhënës që të largojnë këtë kufizim që e cenon të drejtën e lëvizjes.

Poashtu, AVONET kërkon nga Ministria e Shëndetësisë dhe bordi këshillëdhënës t’i shqyrtojë masat ndaj gastronomisë dhe t’i trajtoj me seriozitet të lartë shqetësimet e komunitetit të gastronomëve dhe të ndryshojë manualin.

“Ministria e Shëndetësisë dhe bordi këshillëdhënës duhet ta trajtojnë përdorimin e maskave në zonat jo urbane dhe të pa frekuentuara nga qytetarët, sepse kjo ju ka shkaktuar probleme serioze edhe në shëndet, por edhe atë financiar. AVONET në ditët në vazhdim do të iniciojë edhe veprimet në baza të së drejtës dhe protestës ndaj masave të marrura, që disa nga masat kanë qenë kontradiktore mes gjendjes reale”, thuhet në komunikatën e AVONET. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori