LAJMI I FUNDIT:

AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben “mafisë së betonit”

AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben “mafisë së betonit”

Rrjeti i Organizatave Jo-Qeveritare AVONET, zyrtarisht ka pranuar Aktgjykimin ARJ.nr. 9/24 të Gjykatës Supreme të Kosovës, me përbërje Nebojsha Boriçiq kryetar i trupit gjykues, Ragip Namani dhe Rrustem Thaqi anëtarë, me të cilin janë anuluar dy vendime të gjykatave më të ulëta, konkretisht Aktvendimi A.nr.1365/23 i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Aktvendimi AA.nr.855/23 i Gjykatës së Apelit. Lënda është kthyer në rishqyrtim dhe rivendosje në shkalla e I-rë.

Në arsyetimin e këtij Aktgjykimi skandaloz të Gjykatës Supreme, thuhet se objekti ndërtimor është në fazën përfundimtare dhe tashmë është i realizuar me përjashtim të rregullimit të brendshëm.


Sipas AVONET, ky konstatim skandaloz i kësaj gjykate nuk ka të bëjë aspak me realitetin dhe gjendjen reale dhe faktike në terren për faktin se objekti në fjalë sipas konstatimeve zyrtare të Inspektoriatit të Komunës së Ferizajt (që vijnë si rezultat i daljes në terren të tyre me datë 19.04.2024) shihet se kemi të bëjmë me gjendja faktike tjetër, nga ajo që ka konstatuar Gjykata Supreme.

“Në vendimin zyrtar të Inspektoriatit të Ndërtimit Ref.01.Nr.354/071, të datës 19.04.2024, konstatohet se në objektin banesor në rrugën Gëzim Sahiti, deri më tani janë kryer punimet B+P+4 (bodrum + përdhesë + 4 kate), kati i katërt me pllakë të katit të pestë (pllaka mbi katin e katërt). Pra, shihet qartë se objekti gjendet ende në fund të punimeve të katit të katërt dhe në fillim të atyre të katit të pestë, e asesi nuk janë përfunduar të gjitha punimet siç konstaton padrejtësisht Gjykata Supreme. Për faktin se sipas projektit konceptual të pranuar zyrtarisht nga Komuna e Ferizajt të këtij objekti banesor, etiazhiteti pritet të jetë B+P+8+PH (bodrum + përdhesë + 8 kate + penthouse), pra sipas këtij dokumenti (planit konceptual), i cili është pjesë përbërëse e lejes ndërtimore, ky objekt pritet të jetë tetë kate kurse punimet janë kryer vetëm deri tek kati i katërt”.

Sipas tyre, qartazi vërehet se gjendjen faktike e ka konstatuar gabimisht Gjykata Supreme kurse Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit në mënyrë të drejtë e kanë konstatuar gjendjen faktike.

“Sipas vendimeve gjyqësore të lartëpërmendura (Aktvendimi A.nr.1365/23 i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Aktvendimi AA.nr.855/23 i Gjykatës së Apelit), punimet në objektin në fjalë janë ndaluar qysh në gushtin e vitit 2023, ku në ato kohë po bëhej betonimi i pllakës mbi katin e katërt, e cila pas vendimit të gjykatës mbeti në gjysmë. Por kundërligjshëm, me udhëzime të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit në Ferizaj, me vendimin e datës 08.04.2024 Inspektoriati i Ndërtimit i lejoi punimet në objektin në fjalë. Rrjedhimisht, vazhdimi apo betonimi i pllakës mbi katin e katërt është bërë kundërligjshëm, e qe kjo u ndalua pas intervenimit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, përmes urdhërit të lëshuar me datë 19.04.2024. Ku pas këtij urdhëri Komuna e Ferizajt, përmes Inspektoriatit të Ndërtimit u detyrua të ndërpres punimet në objektin në fjalë”.

Për AVONET, gjyqtarët Nebojsha Boriçiq, Ragip Namani dhe Rrustem Thaqi, ose janë të padijshëm ose janë të kapur nga mafia e betonit, ashtu siç është e kapur Drejtoria e Urbanizmit në Ferizaj, në këtë mes nuk ka një opsion të tretë. Këtë e mbështesim në të gjitha provat dhe faktet e përmendura më lartë.

Ky vendim i marrur nga gjykata më e lartë e sistemit gjyqësor të Kosovës duhet të jetë shumë shqetësuese për çdo qytetar të Republikës së Kosovës, për faktin se gjyqtarët e kësaj gjykate gjatë ushtrimit të detyrave të tyre zyrtare, për të cilat paguhen nga taksat e taksapaguesëve të këtij vendi, duke i mbyllur sytë në mënyrë tendencioze nuk konstatojnë drejtë gjendjen reale dhe faktike në terren, duke shënuar të pavërteta dhe iluzione në vendimin gjyqësor në fjalë. Kështu që pashmangshëm duhet të themi se këto veprime e cënojnë rëndë integritetin dhe besueshmërinë e qytetarëve në organet e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosvës.

AVONET, konsideron se kjo duhet të jetë një alarm për veprim nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori