LAJMI I FUNDIT:

AVONET: Bechtel & Enka largon nga puna shqiptarët, punëson rumunë

AVONET: Bechtel & Enka largon nga puna shqiptarët, punëson rumunë

Rrjeti i OJQ-ve Avonet nëpërmes një komunikate për media ka ngritur shqetësimin në lidhje me largimin nga puna të punëtorëve shqiptarë nga ana e konzorciumit Bechtel & Enka

“Sipas të gjeturave tona duke u bazuar, në të dhëna zyrtare, rreth 1500 shtetas të huaj brenda një viti gjejnë punë në Kosovë, duke mos u bazuar në atë se mijëra të tjerë punojnë ilegalisht.


Një kontribut të tillë, në shtimin e punëtorëve shtetas të huaj, që nga viti 2010 e ka shtuar konzorciumi Bechtel & Enka, e cila ka bërë ndërtimin e Rrugës së Kombit”, thuhet në një komunikatë për media.

Sipas Avonet shtetasit e huaj të cilët po kërkojnë punë në Kosovë vijnë, nga shtete të ndryshme, por më së shumti janë nga Rumania, Maqedonia, Turqia, Kroacia, Shqipëria. Por ka edhe nga vende tjera si nga Amerika, Franca, Gjermania, Çekia, nga Ukraina si dhe nga vende tjera.

“Ne si AVONET, gjatë disa monitorimeve, të cilat i kemi bërë kemi kuptuar që tashmë kjo kompani së fundmi, është duke bërë largimin e shqiptarëve, nga puna duke e zëvendësuar me punësimin e shtetasve rumun. Kjo gjë është mjaft shqetësuese për ne pasi që një gjendje e tillë do të kontribuoj në shtimin e varfërisë, dhe ballafaqimin e qytetarëve tonë me problemin e sigurimit të ekzistencës”, thuhet në njoftim.

Sipas Avonet në këtë situatë, përveç kompanisë, Bechtel & Enka e cila po bënë punësimin e këtyre shtetasve në mënyrë ilegale, përgjegjësia bie mbi institucionet e Kosovës, e cila duhet të bëjë pajisjen me leje pune të shtetasve të huaj të cilët duan të punojnë në Kosovë.

Avonet bën thirrje që punësimet e tilla ilegale të parandalohen dhe të mos largohen nga puna shtetasit e Kosovës pasi që kjo situatë çdo herë e më shumë do të ndikojë, në shtimin e papunësisë dhe varfërisë njëkohësisht. /Telegrafi/