LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Veljanoskit: Ai nuk është fajtor për “27 prillin”, e ka udhëhequr seancën sipas Rregullores

Avokati i Veljanoskit: Ai nuk është fajtor për “27 prillin”, e ka udhëhequr seancën sipas Rregullores

“I akuzuari Trajko Veljanovski, nuk ka komunikuar me asnjërin prej të akuzuarve tjerë në rastin “Organizatorët e 27 prillit”, gjatë planifikimit të ngjarjeve të 27 prillit”.

Këtë e thanë avokatët e Trajko Veljanovskit, në seancën e sotme për fjalët përfundimtare. Avokati Elenko Millanov, tha se në 30 mijë mesazhet e Veljanoskit, nuk ka asnjë komunikim në mes tij dhe të akuzuarve Vlladimir Atanasovski (ish-drejtor i DSK-së), Nikolla Boshkovskit dhe Mile Janakieskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Nga asnjë dëshmitar i Prokurorisë nuk kemi dëgjuar se Trajko Veljanoski ka pasur komunikim me Vlladimir Atanasovskin dhe Nikolla Boshkovskin. Në këtë periudhë, Veljanoski aspak nuk ka pasur komunikim me Mile Janakieskin. Ndërsa ka gjashtë mesazhe në mes tij dhe të akuzuarit Spiro Ristovski, i cili gjatë asaj kohe ka qenë ministër i Arsimit”, tha avokati Millanov.

Ai gjithashtu tha se më 27 prill 2017, Veljanoski nuk ka dashur dhe nuk ka tentuar të vendos rend kushtetues tjetër në vend.

Sipas avokatit Millanov, nga të gjitha dëshmitë materiale dhe verbale, mund të konfirmohet se Veljanoski e ka udhëhequr seancën e Kuvendit sipas Rregullores./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori