LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit: Ligji për zyrtarë publikë ka shkaktuar pasoja për gjithë sistemin

Avokati i Popullit: Ligji për zyrtarë publikë ka shkaktuar pasoja për gjithë sistemin

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka thënë se Ligji për zyrtarë publikë, i pezulluar ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese, ka shkaktuar pasoja për gjithë sistemin, teksa ka theksuar se për Ligjin për paga ende nuk kanë vendosur për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse kanë pranuar mbi 20 ankesa për këtë ligj nga institucione të ndryshme.

Jashari ka thënë se pezullimi i Ligjit për zyrtarë publik për tre muajt e ardhshëm është mirëpritur nga Jashari, sipas të cilit ka cenuar dispozitat kushtetuese, sidomos institucionet e pavarura, gjë që ka shkaktuar pasoja.

“E kemi dërguar si rast në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka aprovuar masën tonë të përkohshëm për pezullimin e zbatimit të këtij ligji derisa të nxjerr vendimin e përfundimtar nëse është në pajtueshmëri apo jo. Sigurisht që nuk është për neve tanimë me gjykua ose me paragjykua se çfarë do të jetë vlerësimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, mirëpo megjithatë duket që  masa e përkohshme ka pasur efektin e dëshiruar nga ana jonë, sepse kemi konsideruar që ka shkaktuar pasoja për gjithë sistemin, edhe që gjykata ka parë të arsyeshme që ta miratoj këtë masë të përkohshme. Presim tash vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese”, deklaron Jashari, për Kosovapress.

Vetëm pasi të bëhet i plotfuqishëm nga 1 dhjetori, Ligji për pagat mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, por  Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka vendosur se a do ta dërgojë në kushtetuese, edhe pse ka pranuar 20 ankesa për këtë ligj.

Jashari thotë se ende janë duke punuar për shqyrtimin e tij.

“Lidhur me ligjin për pagat, është në procesin e shqyrtimit, kemi pranuar më tepër se 20 ankimime nga institucione, organizatat dhe sindikata të ndryshme lidhur me këtë ligj. Është në proces të shqyrtimit, posa të kemi përfunduar procesin e shqyrtimit sigurisht që do të dalim me qëndrimin tonë përfundimtar nëse do të dërgojmë këtë rast në Gjykatën Kushtetuese”, pohon ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori