LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit konsiderohet si institucioni më i besuar në vend

Avokati i Popullit konsiderohet si institucioni më i besuar në vend

Institucioni i Avokatit të Popullit me rastin e shënimit të 19 vjetorit të themelimit të tij mori lëvdata të shumta për punën e bërë ndër vite, derisa për të u tha se është institucioni më i besueshëm në Kosovë dhe rajon.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari tha se institucioni i Avokatit të Popullit fal përvojës së grumbulluar për 19 vite ka arritur që të shndërrohet në institucionin më të besuar në vend dhe Ballkan.


Sipas tij, ky institucion do të vazhdojë të trajtojë sfidat që lidhen më të drejtat e njeriut e për të cilat ka hartuar edhe plane e strategji që kjo betejë të kalojë me sukses.

“Janë plotë 19 vite përvojë dhe njohuri e grumbulluar dhe akumuluar e përcjell dhe e përçuar nëpërmjet rekomandimeve, opinioneve, vlerësimeve, raporteve vjetore për t’u shndërruar në një institucion më të besueshëm në Kosovë për dy vite radhazi dhe gjithashtu për t’u shndërruar në një nga institucionet më të besueshme në Ballkan. Sukseset që kemi arritur si institucion për këto 19 vite nuk janë fundi, Kosova vazhdon të përballet me probleme sistematike në fushën e të drejtave të njeriut dhe gjithashtu Kosova vazhdon të përballet me sfida në marrëdhëniet ndërkombëtare. Dhe pikërisht këto janë çështje që institucioni i Avokatit të Popullit ka hartuar plane dhe strategji që të sigurojë gjithashtu një betejë të suksesshme të institucionit me këto përballje dhe sfida”, tha Jashari.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama tha se ky institucion përmes inicimit të rasteve të ndryshme ka ndihmuar në zbatimin e kushtetutshmërisë në vend.

Sipas saj, Avokati i Popullit dhe Gjykata Kushtetuese janë universe paralele që garantojnë të drejtat e njeriut.

E para e Gjykatës Kushtetuese lavdëroi punën e këtij institucioni duke thënë se në këto gati 2 dekada funksionimi rezultatet e angazhimit dhe punës së institucionit të Avokatit të Popullit për avancimin e të drejtave qytetare në Kosovë janë të dukshme dhe për t’u admiruar.

“Institucioni i Avokatit të Popullit që nga themelimi në vazhdimësi ka përkrahur dhe ka promovuar dhe zbatuar dhe ka ndihmuar në zbatimin e kushtetutshmërisë në Republikën e Kosovës përmes inicimit të çështjeve të ndryshme kushtetuese, veçanërisht gjatë viteve të fundit institucioni i Avokatit të Popullit ka qenë mjaftë aktiv në hetimin për pretendime për shkelje të të drejtave të njeriut, në përpilimin e raporteve lidhur me veprimin apo mos veprimin e organeve shtetërore si dhe me parashtrimin e kërkesave pranë Gjykatës Kushtetuese. Kërkesat e Avokatit të Popullit çdo herë kanë pasur fokus primar garantimin e të drejtave në përputhje me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për të drejta të njeriut dhe vendimet e gjykatës si rrjedhojë me një numër të madh të rasteve ka gjetur edhe si jokushtetuese edhe një numër të madh të dispozitave ligjore”, u shpreh Rama.

Lëvdata për punën që e ka bërë institucioni i Avokatit të Popullit për 19 vite punë ka shprehur edhe përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Richardo Serri i cili tha se Avokati i Popullit në Kosovë është ndër institucionet më të besueshme jo vetëm në vend, por edhe më gjerë.

Sipas tij, sfidë në Kosovë mbetet zbatueshmëria e ligjeve për çka kërkoi fokus më të madh nga vetë Avokati i Popullit dhe institucionet tjera në Kosovë.

“Avokati i Popullit rangohet në institucionet më të besueshme nga të gjitha institucionet e Avokatit të Popullit që funksionojnë në vendet e tjera. Në Kosovë konsiderohet si një prej institucioneve më të besuara, kredibiliteti është diçka që u përmend disa herë dhe ne mendojmë se kjo është shumë me rëndësi diçka me të cilën Avokati i Popullit në Kosovë mund të krenohet se ka qenë një prej tipareve që është rritur gjatë gjithë kohës. Fakti që Avokati i Popullit të Kosovës është bërë anëtar me të drejta të plota të Rrjetit Evropian të Avokatëve të Popullit flet në vetvete, kjo është një konfirmim i gjendjes edhe evoluimit që ky institucioni ka pasur”, tha Serri.

Punën për 19 vite të Avokatit të Popullit e ka vlerësuar edhe shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu i cili tha se Kosova duhet të festojë që Avokati i Popullit në Kosovë është funksional dhe i pavarur.

Duke e konsideruar si institucionin më të besueshëm në vend, Braathu tha se Avokati i Popullit në Kosovë ka shënuar progres të madh viteve të fundit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Braathu kërkoi nga institucionet e Kosovës që t’i adresojnë rekomandimet e Avokatit të Popullit derisa shtoi se pavarësia e këtij institucioni është e rëndësishme për zhvillimin e demokracisë.

“Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë gëzon një besim shumë të lartë nga qytetarët e Kosovës sipas hulumtimit të barometrik ballkanik, Avokati i Popullit në Kosovë është ranguar si një prej institucioneve që gëzon besimin më të lartë të publikut. Në fakt është institucioni i Avokatit të Popullit në rajon i cili gëzon besimin më të lartë të qytetarëve të vendit në të cilin ai funksionon, asnjë institucion i Avokatit të Popullit në rajon as që i afrohet… Numri i rekomandimeve nga Avokati i Popullit pothuajse është dyfishuar në dy vitet e fundit, në vitin 2018 institucioni juaj ka nxjerrë 263 rekomandime krahasuar me 135 sa kanë qenë në vitin 2017, niveli i respektimit të rekomandimeve nga autoritet po ashtu është rritur. Në dy vitet e fundit shkalla e respektimit të kërkesave tuaja është rritur 14% mund të tingëllojë ulët por është rritje e dukshme krahasuar me 11% nga vitet e kaluara”, tha Braathu.

Në këtë 19 vjetor të themelimit të Avokatit të Popullit për kontributin e tij dhënë në këtë institucioni mori mirënjohje Ibrahim Asllani i cili tashmë do të pensionohet. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Kalo në kategori