LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Metës akuzon rëndë Dumanin, tregon se si ka vepruar kreu i SPAK-ut për arrestimin e ish-presidentit

Avokati i Metës akuzon rëndë Dumanin, tregon se si ka vepruar kreu i SPAK-ut për arrestimin e ish-presidentit

Avokati Genci Gjokutaj ishte i ftuar në A2 CNN ku ndër të tjera ai foli për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës, por edhe për ballafaqimin e ish-presidentit me kreun e Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Gjokutaj hodhi akuza të forta ndaj Altin Dumanit, duke thënë se ai i ka shkuar në qeli Kastriot Ismailajt dhe i ka premtuar ta nxjerrë nga qelia nëse do t’i “jepte” Ilir Metën.

“Meta i ka thënë edhe në emision, por edhe në sallë DumDumani. Jo normal ka qenë edhe mesazhi që i ka dërguar kreu i SPAK zotit Meta, që të iki jashtë shtetit, të shkojë në qeli dhe t’i thotë personit më jep Metën ti mua, se unë të nxjerr nga burgu! Nesër je i liruar. Normale janë këto?! Kastriot Ismailajt.


Hetimi ka një procedurë. Ajo është një marrëdhënie. Meta nuk ka gjë personale me Dumanin, por me pozicionin dhe mënyrën se si është vepruar. Ku është rrezikshmëria e tij, kur persona me të njëjtin pozitë kanë një masë tjetër”, tha avokati Gjokuta.

Ndërkohë, Gjokutaj u pyet edhe për një shkëmbim me Monika Kryemadhin.

Ish-bashkëshortja e Metës doli garante për të zënë vendin e Metës në burg, madje konsideroi edhe Genci Gjokutaj avokat “jo serioz” teksa doli nga Gjykata pas konfirmimit të masës së sigurisë.

Avokati e quajti atë deklaratë si një “humor të papërshtatshëm”, ndërsa tha se ishte një deklarim emotiv i saj.

“Ishte një humor i papërshtatshëm sepse nuk kam tagrin të bëjë kërkime për Monika Kryemadhin. Ishte një deklarim emotiv i saj, ashtu e ka menduar. Kryemadhi, e para, ndihmon veten. Ajo ndihmoi veten pasi ka të njëjtën pozitë proceduriale. Ajo tha një të vërtetë që përputhet me të vërtetën dhe deklaratat e Metës”, tha avokati.

I pyetur nëse Monika Kryemadhi i ka kërkuar asistencë ligjore, avokati u shpreh: “Nuk më ka kërkuar asistencë ligjore sepse ajo ka mbrojtësit e saj dhe kam edhe një konflikt interesi në kuptim të ligjit, pasi nuk mund t’i mbrojë njëkohësisht të dy pasi kanë qëndrime të ndryshme. Nesër qëndrimi mund të ndryshojë dhe këtë nuk e lejon ligji”, tha avokati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia në kërkim të dy grave në Prishtinë, të dyshuara për vjedhje

Policia në kërkim të dy grave në Prishtinë, të dyshuara për vjedhje

Kronika e Zezë
​Një serb prezantohet rrejshëm si zyrtar i AKI-së, Islami: Synohet dëmtimi i imazhit të Kosovës

​Një serb prezantohet rrejshëm si zyrtar i AKI-së, Islami: Synohet dëmtimi i imazhit të Kosovës

Lajme
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Lajme
Të qeshurat në orët e vona në Kuvend, Pal Lekaj dhe Besnik Tahiri shkak për momente komike mes deputetëve

Të qeshurat në orët e vona në Kuvend, Pal Lekaj dhe Besnik Tahiri shkak për momente komike mes deputetëve

Lajme
Kurti në Bosnjë e Hercegovinë flet për Marrëveshjen e Procesit të Berlinit për lirinë e lëvizjes me karta identiteti

Kurti në Bosnjë e Hercegovinë flet për Marrëveshjen e Procesit të Berlinit për lirinë e lëvizjes me karta identiteti

Lajme
Konjufca për dënimin e Nezir Mehmetajt: E dënoj fuqishëm këtë padrejtësi, bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë

Konjufca për dënimin e Nezir Mehmetajt: E dënoj fuqishëm këtë padrejtësi, bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë

Lajme
Kalo në kategori