LAJMI I FUNDIT:

Avokati kërkon uljen e dënimit për Gucatin

Avokati kërkon uljen e dënimit për Gucatin
Foto: Arkiv

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po zhvillohet seanca e Apelit në çështjen ndaj ish krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Hysni Gucati e Nasim Haradinaj po apelojnë aktgjykimin e dhënë nga trupi gjykues në maj të këtij viti ku të dy u shpallën fajtor dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë.

Mbrojtja e Gucatit ka thënë se nuk ka prova që ka persona të dëmtuar nga deklarimet e të akuzuarve dhe ka kërkuar nga Apeli uljen e dënimit.


Sipas avokatit Jonathan Elystan Rees, i cili mbron Hysni Gucatin, turpi gjykues ka bërë gabim duke i shqiptuar dënimin ish kreut të OVL-UÇK.

“Ne themi se trupi gjykues bëri gabime të dukshëm në dënim e zotit Gucati kur vlerësoi seriozitetin apo peshën e rëndë të veprës së tij dhe këto i kemi paraqitur në pikën 81 të njoftimit. Nuk përdori forcë apo kërcënim, nuk dëshironte të shkaktohej dëm ndonjë njeriut, nuk synonte të pengonte dhe kemi dhënë referencat në njoftimin tonë kur trupi gjykues i gjeti këto tipare, nuk u shkaktua asnjë dëm hetimeve të prokurorisë, vetëm një numër i kufizuar i personave mund të jenë konstatuar se kanë pësuar dëm dhe askush prej tyre në fakt nuk ka pësuar ndonjë dëm prej tyre”, ka thëne Rees.

Ai ka kërkuar nga Apeli që të marrë parasysh 20 arsyet e parashtruara në apelimin e mbrojtjes dhe të ulë dënimin në bazë të provave të paraqitura.

“Nuk ka ndonjë provë që persona janë dëmtuar, besimi është cenuar e kështu me radhë… Ne kërkojmë nga ju të nderuar që të keni parasysh të gjitha pikat që i nënshtrohen 20 arsyeve të apelimit në njoftimin tonë paraprak dhe në të kundërtën ta reduktoni, ta ulni dënimin në bazë të këtyre provave”, ka thënë ai.

Sipas avokatit të Gucatit, trupi gjykues nuk ka konstatuar se i akuzuari ishte në dijeni që veprimet e tij përbënin kanosje serioze.

“Askund në aktgjykim, nuk ka konstatuar trupi gjykues që i akuzuari ishte në dijeni që veprimet e tij të përbënin kanosje serioze dhe nuk kanë bërë asnjë lloj përfaqësimi ku janë rastet që nënkuptohet se kanë pasur dëmtim dhe të vërtetonin që i akuzuari vërtet dëshironte që veprimet dhe deklarata e tyre përbën kërcenim për të dëmtuar një person tjetër. Thjesht nuk dolën, nuk gjetëm diçka të tillë, dhe as nuk konstatuan që ata dëshironin të nxisnin një person që specifikisht të përmbahej nga bërja e një deklarate, dhënia e deklaratës së rreme apo mosdhënia e informacionit”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka përmendur dëshminë e hetueses së ZPS-së, Zenka Pumper, e cila kishte deklaruar se ka persona që janë frikësuar pas deklarimeve publike të Gucatit dhe Haradinajt lidhur me dosjet ishin dërguar në zyrat e organizatës.

“Nëse prokuroria do të mbështetej në përmbledhjen e zonjës Pumper, përmbledhja e materialit që ajo tha, jo vetëm që do ta kishte bërë çështjen më pak komplekse, por në të vërtetë do ta kishte bërë të drejtë këtë gjykim. Dhe në mungesë të nxjerrjes së këtyre dokumenteve, duke mos u nxjerr këto dokumente mbështetja në provat e zonjës Pumper sa i takon numrit të dëshmitarëve apo dëshmitarëve të mundshëm, ishte e padrejtë, ishte e padrejtë të mbështetësh në dëshminë e saj”, ka thënë ai.

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dënuar për pengim të personave zyrtar nëpërmjet kërcënimit, për frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të informacioneve të fshehta dhe për zbulim të identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur, ndërsa janë shpallur të pafajshëm për një pikë të aktakuzës që është vepra penale e hakmarrjes. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori