LAJMI I FUNDIT:

Avokati kërkon nga Apeli që të përjashtohet Gjykata e Ferizajt nga rasti ndaj Naser Pajazitajt, shtyhet gjykimi

Avokati kërkon nga Apeli që të përjashtohet Gjykata e Ferizajt nga rasti ndaj Naser Pajazitajt, shtyhet gjykimi

Për shkak se avokati Gëzim Kollçaku ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që të përjashtohet Gjykata Themelore në Ferizaj nga gjykimi në rastin e Naser Pajazitajt, është shtyrë seanca e së enjtes.

Kollçaku kërkoi që të ndërpritet seanca e sotme, me arsyen se i njëjti ka dërguar kërkesë për kryetarin e Gjykatë së Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Ai ka kërkuar që nga kjo çështje penale të përjashtohet Gjykata Themelore në Ferizaj dhe që kjo çështje të kalojë në ndonjë gjykatë tjetër.

Sipas tij, familjarët e të akuzuarit konsiderojnë se ky trup gjykues ka anshmëri për palën e dëmtuar.

Flet nëna e Donjeta Pajazitajt, shpalos detaje të reja rreth vrasjes së vajzës së saj
Lexo po ashtu Flet nëna e Donjeta Pajazitajt, shpalos detaje të reja rreth vrasjes së vajzës së saj

Lidhur me këtë, Mustaf Tahiri, kryetar i  Gjykatës së Ferizajt, ka kthyer përgjigje në bazë të aktvendimit, me të cilin e ka refuzuar kërkesën si të paarsyeshme.

Andaj, pas kësaj, avokati i është drejtuar e kërkesë tjetër, kryetarit të Apelit.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjykatësi Ibrahim Idrizi, mori vendim, me të cilin kjo seancë u ndërpre dhe e radhës u caktua më 7 prill.

Pas vendimit të trupit gjykues për shtyrje të seancës, vëllai i Donjeta Pajazitajt, Shkëlqimi dhe nëna e tij, e kanë lëshuar sallën pa leje.