Lumnije Pajazitaj nga fshati Strellc i Deçanit, ka folur për takimin e fundit me vajzën e saj të ndjerë, Donjeta Pajazitaj.

Ajo ka thënë se vajza e saj ka qenë gjithmonë e urtë, e sjellshme dhe e dashur për familjen dhe të afërmit, transmeton Telegrafi.

“Kur kemi pasur mbledhje të prindërve në shkolla, të gjithë arsimtarët dhe profesorët kanë thënë për të se është vajzë e sjellshme. Kemi pasur vetëm fjalë të mira për të.Donjeta ka shkuar në fakultet, pak para se ta përfundonte vitin e tretë ishte punësuar në një market në Pejë“, ka thënë ajo në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini.

Lumnije Pajzitaj thotë se në ditën e fundit vajza e saj ka qenë e njëjtë si gjithmonë.

“Në ditën e fundit ajo ka qenë e njëjtë, është nisur në punë në ora në 20 minuta në 14:00. E kemi pasur dy kilometra me ec për më dal në rrugë kryesore ku arrinte autobusi, gjithmonë ka dalur në atë kohë kur ka punuar në ndërrimin e dytë“, u shpreh ajo.

Tutje, ajo tha se “fjala e fundit me Donjetën e ka qenë nënë ditën e mirë kalofsh mirë, asgjë tjetër sikur çdo ditë tjetër”.

“Mbrëmje ka thirr pronari ka thënë pse s’ka ardh Donjeta ne punë, të gjithëve na u ka ndërpre buka, e kemi ditë se diçka e keqe ka ndodhë“, pohoi ajo.

Ajo shtoi se 6 javë ditë nuk kanë ditur asgjë për të, dhe se nuk kanë pasur informata nga Policia e as nga kushërinjtë, duke shtuar se kur ka filluar procesi gjyqësor kanë dalur disa dëshmitarë, përcjell Telegrafi.

“Trupi i saj është gjetur në ora 12:00, kurse në mbrëmje na ka lajmëru Policia se është gjetur një trup i pajetë në bjeshkët e Strellcit, ka shkuar burri dhe djali dhe u konfirmua se është ajo”, shtoi tutje ajo.

“Ne nuk kemi dyshuar asnjëherë se na ka vrarë dikush vajzën, Policia ka hasur dhe e ka zbuluar kush është vrasësi. Ai |Naser Pajazitaj| ka qenë edhe në varrim edhe ka qëndruar në të pame. Ka qenë vetë fizikisht i sëmurë, jo psiqikisht. Kamerat e fshatit Strellc, ai shihet se e merr në veturë dikë, nuk shihet para kamerave Donjeta, por shihet vetura. Ai e ka marrë në veturë, dhe kalon me shpejtësi të madhe. Ai gjithmonë i ka ndryshuar deklaratat rreth rastit”, theksoi tutje nëna e Donjetes, transmeton Telegrafi.

Naser Pajazitaj dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitajt Naser Pajazitaj dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Kujtojmë se, Gjykata Themelore në Ferizaj, ka dënuar me burgim të përjetshëm të pandehurin Naser Pajazitaj, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitaj.

Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave, dëgjimit të palëve, të pandehurin N.P. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim të përjetshëm.  /Telegrafi/